Bismilah...

Autor: Shejkh Ahmed Bazmul

Burimi: alBaidha.net


“Kini kujdes!

Prej shkaqeve që çojnë në devijimin e të rinjve Selefijinë është kur ata shkojnë pas atyre që s’janë të kualifikuar në dije dhe nuk kanë arritur pjekuri – ose nuk kanë formimin e duhur – në Selefizëm dhe nuk është njohur për kërkimin e diturisë tek Ulematë, por thjesht ka bërë ca refuzime, ka lexuar ca libra dhe është ulur tek el-Albani, është ulur për njëfarë kohe, pastaj del në krye.

Në rregull!

Pra, nga fama i shkuan nga pas. Ku qëndron problemi i tij? Problemi i tij është se ai bie majtas e djathtas në çështjet e dijes.

Po ju jap dy shembuj:

Shembulli i parë është Ar’uri, për të cilin keni fjalët e Feuzanit.

Shembulli i dytë është ‘Ali el-Halebi. Dhe unë po them me bindje se në të vërtetë ai ka qenë Kutbij [1] – bënte reçensim të librave në librarinë e Shuajb Arnautit dhe ai kishte prirje kah letërsia. Pastaj, me Shuajb Arnautin mësoi Hadithin dhe pastaj u ul tek el-Albani në disa mexhlise të ndryshme. Qartë deri këtu?

Në rregull.

Ai nuk hodhi themelet në dije dhe nuk studjoi shkencat (Sheriatike)! Pastaj, ngaqë kishte ndenjur me el-Albanin dhe ngaqë kishte bërë disa rrudude (refuzime) e disa gjëra të tjera, kështu u fry fama e tij para të rinjve. Madje edhe ai poashtu u mahnit nga fryrja e famës së tij dhe vazhdoi të fryhej akoma më tej, kur në realitet ai është ashtu siç i thonë në gjuhën popullore, “Shtatëzani e Rreme”, ose “Fryrje e Rreme”. Nga dallohet kjo gjë? Dallohet në qëndrime. Prandaj, nga ai kanë ardhur gafa të habitshme që tregojnë se ai nuk e njeh dijen. Prej shprehjeve – për shembull - është ajo që ka thënë:

Shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit s’ka argument në Kur'an dhe Sunet, porse është shkencë e evoluar.

Këtë fjalë e thotë ai, kurse argumentet e asaj shkence në Kur'an dhe në Sunet janë me shumicë. [2] Këtë gjë edhe Selefiu i vogël e di ngaqë është ulur tek Ulematë, ndërsa Halebiu nuk është ulur. Prandaj unë them dhe e përsëris, dhe madje e kam thënë mu para Imamit, esh-Shejkh Rabij’, dhe ai tundi kokën duke e pohuar se Halebiu u fry pa dituri. Andaj hidhi një sy fatkeqësive që na ka sjellë! Si do të jetë çështja po t’i bashkangjisim atij edhe qëndrimin që mban ai ndaj pasuesve të epsheve? Pastaj është çështja e bashkimit të feve, “Rrafidat janë vëllezërit tanë”, “Qafirit nuk i themi qafir”.... përmend sa të duash. Pastaj sharjet e tij mbi Ehli-Sunetin, se ata na qenkan “Gjakpirsa”. Kurse të rinjtë Selefijinë janë si “Derrat”! - Allahu më qoftë në ndihmë mua dhe juve! - dhe, ata janë si “Mizat”!

E shikon?

Pasha Allahun, me të vërtetë hizbijinët megjithë forcën e tyre që kanë treguar kundër Selefive, ata nuk na kanë quajtur me të tilla cilësime! Kurse tani po na cilëson Halebiu!

E qartë?”

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Halebiu: “Më përpara unë kam qenë i ndikuar nga stili i Sejjid (Kutbit) dhe nga shkrimet e tij, madje unë përcillja nga ai, referoja tek ai, derisa mu shfaq e vërteta që ai është në kundërshtim me Hakun... kështu u ktheva dhe u përmirësova dhe bëra sqarim... sikurse ka thënë Zoti im: “Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe bëjnë sqarim...”” [Shkëputur nga libri i Halebiut, “Tergijmul-Muxhadil el-‘Anijd”, fq. 231]

Gjithashtu Halebiu në broshurën e tij “el-Es`iletul-Jemenijjeh” (bot.1426 Hixhrij) ka komentuar në fjalët që ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah): “Unë lus Allahun që ta ruajë vëllain tonë Rabij’ Ibn Hadij, ngase ai bëri të qartë akijden e Sejjid Kutbit dhe devijimet qe ka në të...” Dhe komentoi Halebiu duke shtuar: “Allahu ia shpërbleftë me të mira dhe ia shtoftë mirësinë – pra Shejkh Rabisë. Dhe libra e tij – Allahu e ruajt – kanë një rol shumë të madh në njohjen e realitetit të Sejjid Kutbit dhe në tërheqjen e vëmendjes kundër ideve të tij të devijuara e ekstremiste. Dhe unë e them haptazi: unë kam qenë deri në njëfarë kohe – e cila nuk është (shumë) e largët, para disa vitesh – i dashuruar pas Sejjid Kutbit dhe kërkoja që ta justifikoja atë, derisa dolën librat e të nderuarit Shejkh Rabij’ hafidhahullah – analizues – dhe meditova në to dhe pashë argumentet dhe refuzimet e tij kundër atij, dhe haku meriton më shumë që të pasohet.

Pasha Allahun, të vërtetën ka thënë Halebiu: “Haku meriton më shumë që të pasohet!” Mirëpo tek ithtarët e Halebiut në trojet tona dhe kudo në botë ai që meriton më shumë të pasohet është “Halebiu”, përkundër paralajmërimit që ka bërë kundër tij Shejkh Rabij’ – Allahu ia shtoftë mirësinë atij dhe librave të tij – si dhe Ulematë e tjerë të Davetit Selefij.

[2] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Shejkh Mukbil (rahimehullah) në librin e tij “Rudud Ehlil-‘Ilmi ‘ala et-Ta’iniine fij Hadijth es-Sihri, ue Bejan Buëd Muhammed Rashijd Rida ‘an es-Selefijjeh” (fq. 65, bot. Daar el-Athaar, 1427 Hixhrij):

“Njerëzit po çuditen në këtë kohë nëse shohin në librat tona kritika kundër disa prej njerëzve të dijes. Kjo për arsye se ata janë injorantë rreth një shkence madhështore, e ajo është shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit, të cilën e kanë mbajtur Ulematë tanë të hershëm (rahimehumAllah), pasuesit e Librit të Zotit të tyre dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe Xherhi është ai që po i çudit ata, kurse Ta’dili tek ata s’ka kufij! Përdorin tituj madhështorë të cilat as Selefët tanë (rahimehumAllah) nuk i kanë përdorur. Dhe unë po të përmend ty disa argumente për Xherhin, ngase ai është i papranueshëm tek ata, sikurse ka thënë i Lartësuari:

بَلْ كَذَّبُوا بِمَا لَمْ يُحِيطُوا بِعِلْمِهِ

Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht...” [Junus, 39]

Dhe ka thënë i Lartësuari:

وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا بِهِ فَسَيَقُولُونَ هَذَا إِفْكٌ قَدِيمٌ

E përderisa ata nuk e pranojnë udhëzimin e tij, ata thonë: “Ky është një trillim i lashtë”.” [el-Ahkaf, 11]

Dhe unë të pyes o ti kundërshtues, a mos vallë ‘Ali Tantaui është më i mirë sesa Ebu Hatim er-Rrazij? Përgjigja është e ditur, se Ebu Hatim er-Rrazij është Imam, për madhështinë e të cilit ka pajtueshmëri. Ai është një Imam prej Imamëve të Xherhit dhe Ta’dilit. Kurse ‘Ali Tantaui nuk vlen asnjë qindarkë. Madje as një ...

E kam njohur në Haramin e Mekkes. Ai është një Fasik (njeri i prishur), rruan mjekrrën, nuk kapet pas argumentit, Allahu mos i shtoftë njerëzit si puna e tij midis Ulemave të Muslimanëve.

Kështu pra, duhet medoemos që Ehli-Suneti të dallohen në këtë shoqëri xhahile, nuk kam për qëllim që shoqëria është qafire, porse duhet të bëjnë sqarim rreth gjendjes së njerëzve të prishur, ata të cilët e veshin Batilin me Hak dhe sprovohet shoqëria nga ata. Kështu mendohet se ata janë prej njerëzve të dijes, porse ata janë njerëz që kanë rënë në fitne dhe i hedhin të tjerët në fitne. Dhe po të tregoj tani disa argumente rreth lejueshmërisë së Xherhit kundër atij që meriton Xherh:

1 – Nga Enesi (radij-Allahu ‘anhu), nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

إن الله حجب التوبة عن كل صاخب البدعة حتى يدع بدعته.

Me të vërtetë Allahu ka vendosur pengesë për teuben e çdo njeriu të bidatit derisa ai ta lërë bidatin e tij.” E ka transmetuar Ibn Ebij ‘Asim.

Tek ky hadith ka Xherh kundër Njerëzve të Bidatit.”

Pastaj vazhdon më tej Shejkh Mukbili (rahimehullah) të përmendë hadithe nga i Dërguari i Allahut rreth ligjshmërisë së Xherhit.

Përktheu: Alban Malaj