Bismilah...

Shejkh Muhamed Bazmul


Kurse libri i Amër ‘Abdul-Mun’im Selim, vërtetë ky Amër ‘Abdul-Mun’im Selim ka tendencë në shkencat e hadithit që e kundërshton atë në të cilën bazohen shumica e Ehlul-Hadithit.

Ai ka preferenca në këtë shkencë (hadith) dhe komentim të fjalëve të dijetarëve të cilat bien ndesh me atë që ishin njerëzit e dijes.

Duhet të paralajmërohet kundër librave të tij dhe të mos merren për referencë.

Kurse ju e keni parimin: kthimi tek librat bazë në dije. Përse shkon te Amër ‘Abdul-Mun’im dhe te një filan tjetër, dhe e len librin e Ibn Salah, si dhe përmbledhjet (mukhtesarat) rreth këtij libri, siç janë “Tedrib er-Rauij” me parathënie të Ibn Salah, si dhe libra të ngjashëm që u përkasin njerëzve të dijes dhe për të cilat kanë folur njerëzit e dijes, dhe kanë marr (dije) prej tyre njerëzit e dijes dhe i kanë mbështetur ato (libra) njerëzit e dijes.

Përse i merr këto shkrime! Përse po shkon tek ajo që është e ultë kur ti e ke atë që është e lartë.


Përktheu Jeton Shasivari

Video në AudioSelefi.org