Paralajmërimet e dijetarëve të mëdhenj kundër librit “Jeta e Sahabëve – Hajatu Sahabeh” të autorit Muhamed Jusuf Kandehlevi
[1] Dijetari i madh Muhamed Nasiruddin el-Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Në lidhje me këtë pyetje, libri “Jeta e Sahabëve” është argument për atë që ne e themi. Ai që e ka shkruar këtë libër, nuk është një individ i thjeshtë i Xhematit Teblig, por është një kokë; nëse nuk është një prej kokave të tyre, atëherë ai është nga kokat kryesore të tyre. Ai e shkroi këtë libër dhe Xhemati (Teblig) e kanë marr për udhëzues këtë libër. Por në realitet ky libër, ka mbledhur çmos. Pra, ky libër nuk është klasifikuar me këto gjëra:
E para: nuk është veçuar me atë që është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – sepse fjala e të Dërguarit nuk është si fjala e njerëzve tjerë, edhe në qoftë se ata njerëz janë të mirët dhe më të devotshmit.
E dyta: ky libër përmend transmetime të shumta nga Sahabët – radijAllahu anhum. Gjithashtu edhe këto transmetime nga Sahabët është shumë arsyeshme dhe parësore që të verifikohen a janë të sakta, përderisa në hadithe ka gjëra të pasakta që i atribuohen të Dërguarit. E kush i di këto gjëra? Këto gjëra të pasakta i din njerëzit e diturisë, përmes njohjes së hadithit, njohjes së zinxhirit, biografisë së transmetuesve të zinxhirëve, etj. Ia vlen shumë të përmendet se në këtë libër ka shumë transmetime nga Sahabët, siç janë fjalët e tyre, veprat e tyre, metodologjia e tyre dhe sjellja e tyre. Shumë nga këto transmetime në këtë libër, nuk janë të sakta.
Burimi: Silsiletul-Huda ue en-Nur, 524
[2] Dijetari i madh Hamud et-Tuejxhri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Xhemati Teblig ka një libër tjetër në të cilin bazohen ata dhe e konsiderojnë një ndër referencat e pasuesve të tyre të huaj, siç janë Indianët dhe të tjerët; ky libër quhet “Jeta e Sahabëve,” të autorit Muhamed Jusuf Kandehlevi. Ky libër është i mbushur me besëtytni, histori të pavërteta, hadithe të shpikura e të dobëta. Ky libër bën pjesë në librat e sherrit, devijimit dhe fitnes.”
Burimi: Mexhmu’u Muel-lefat ue Rasail el-‘Al-lameh Hamud et-Tuejxhrij, vëll. 4/fq. 926.
[3] Dijetari i madh, Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, është pyetur:
Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Ky pyetës thotë: “Çfarë mendimi keni për librin “Jeta e Sahabëve?”
Përgjigje: Ky është një ndër librat e Tebligsave (Xhematit Teblig). Tebligsat kujdesen vetëm për vlerat e veprave dhe nuk kujdesen për Akiden dhe Teuhidin. Ata kujdesen vetëm për vlerat e veprave. Ky në fakt është medh’hebi i Sufistave. Ata nuk kujdesen për të treguar se Sahabët bënë xhihad në rrugë të Allahut e të përmendin Xhihadin e tyre. Ata nuk kujdesen për faktin se Sahabët e mësuan Teuhidin dhe e bënin adhurim sinqerisht për Allahun. Ata nuk kujdesen për këto gjëra, porse ata kujdesen vetëm për vlerën e veprave të mira.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari