Autor: Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: “el-Auasimu mima fi kutubi Sejid Kutub minel kauasim” fq, 20-23.

 

 

_____________________________________________________

Sejid Kutubi thotë:

“Patjetër që Islami do të sundojë, sepse ai është besimi i vetëm pozitiv dhe konstruktiv, i cili formohet nga përzierja e plotë e Krishterimit me Komunizmin, dhe përfshin të gjitha objektivat e këtyre dyjave, duke shtuar mbi to ekuilibrin e bashkërendimit dhe drejtësinë.”

(Burimi: Libri i tij: “Beteja mes Islamit dhe kapitalizmit” fq 61).

_____________________________________________________

 

 

Për këtë thënie është pyetur shejkh Hamad el-Ensarij – Allahu e mëshiroftë –  dhe ka thënë:

“Nëse thënësi i kësaj fjale është gjallë, atëherë është detyrë që t’i kërkohet të pendohet. Nëse ai pendohet, lihet, e nëse nuk pendohet atëherë ai vritet si murted (i dalë nga feja). E nëse ai ka vdekur, atëherë është obligim që të bëhet sqarim se kjo fjalë është e kotë dhe nuk e shpallim atë qafir, ngase nuk ia kemi ngritur atij argumentin.”

 

 

Përktheu: Muhamed Kallashi