Bismilah...

Lavdërimi i Shejkh Albanit në librin e tij “Forma e Namazit” për refuzimin e Shejkh Rabijs kundër Muhamed Gazalit

Burimi: Sifetu-Salati-Nebij (Forma e Namazit të Pejgamberit), fq.68

 

 

“...ashtu siç ka bërë (Muhamed) el-Gazalij – Allahu e udhëzoftë – në këtë libër, si dhe në librin e tij të fundit: “Es-Sunneh en-Nebeuijjeh bejne ehlul-fikhi ue ehlul-hadith,” nga kjo, njerëzve u bëhet e qartë se ai është M’utezilij në menhexh, dhe se tek ai nuk kanë peshë dijetarët e hadithit dhe mundi i tyre i madh me kalimin e viteve në shërbim të hadithit, si dhe në dallimin e hadithit të saktë nga ai i dobëti. Po ashtu, tek ai nuk ka vlerë mundi i imamëve fukaha për bazat (usuul) që i kan vendosur ata, si dhe për degëzimet (furu’) që i kanë nxjerrë. Ai (Gazalij) merr prej tyre atë që i ka qejfi, dhe e lë atë që ia ka qejfi, duke mos bërë lidhje me ndonjë bazë prej bazave të tyre, apo me ndonjë parim (ka’ideh) prej parimeve të tyre. Shumë prej njerëzve të dije dhe mirësisë – Allahu ua shpërbleftë me të mira – e kanë refuzuar atë, dhe kanë dhënë hollësira për pështjellimet dhe devijimet e tij, dhe prej atyre (refuzimeve) më të mira që kam hasur është refuzimi i kolegut tonë, Doktori Rabij ibën Hadij el-Medkhalij, në revistën “el-Muxhahid” të Afganistanit, në nurmin (9/11) si dhe broshura e vëllait nderuar, Salih bin ‘Abdul-‘Aziz bin Muhamed Ali Shejkh, e quajtur “el-M’ijaru lil-‘Ilmi el-Gazalij.”

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari