Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibn Hadi el-Uadi'i

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20483

Pyetësi:

Cili është mendimi juaj o Shejkh për të quajturin el-Makdisi, Ebu Muhamed el-Makdisi, duam mendimin tuaj për të o Shejkh, ç’thoni për atë, a është ai prej njerëzve të dijes?

Përgjigje nga Shejkh Mukbil:

Ky person ka shkrime dhe librat e tij kanë shumë gabime. Njëherë na ka dërguar një libër, ndoshta ai libër është – Allahu e di më së miri -, “’Idadul-Feuaris fi Hexhri Fesadil-Medaris,” ose është ky libër ose një tjetër.

Nuk është në librin “Kauashif Xhelijeh” sepse ai (Makdisi) nuk e pranoi se ky libër i përkiste atij, kështu që ma dha që ta shikoja atë libër, dhe unë nuk kisha kohë, kështu që ia dhashë vëllait, kritikut të ditur – ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’i, dhe ai i sqaroi gabimet që gjendeshin ne atë libër duke e këshilluar për Hir të Allahut - Subhanehu ue Te’ala – dhe kjo (kritikë) i arriti atij (Makdisit) dhe ja ku na doli që ai, deshi ta refuzonte ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’in.

Dhe i thash atij (‘Abdul-‘Aziz el-Bura’it): “Ky njeri është injorant e mendjemadh. Lëre atë. Nuk ia vlen që të merremi me të.” Allahul-Muste’an. Porse ka prej njerëzve që kanë parë tek ai që ka zell, menduan se ai është nga njerëzit e dijes. E sa të shumtë janë atë që mendojnë se ata janë prej njerëzve të dijes, kurse ata nuk janë prej njerëzve të dijes. Andaj, ky njeri nuk është prej njerëzve të dijes.

Pyetësi:

Por – o Shejkh – e përmende librin “El-Kauashif” dhe përmende librin e dytë “El-Feuaris,” dhe tani e ke fjalën për librin “el-Feuaris” që ua kishte dërguar juve?

Shejkh Mukbil:

Ose është ky libër ose është një tjetër, nuk më kujtohet tani. (Na dërgoi) një prej librave të tij dhe na tha që t’i sqarojmë gabimet që gjenden në të dhe ta lexojmë dhe të sqarojmë se ç’ka në të, kështu, unë i dhashë atë vëllait të nderuar, kritikut të ditur, ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’i. Kur ai bëri kritikë të asaj që gjendej në atë libër dhe i dërguam atij (Makdisit), ja doli që ai deshi ta debatonte dhe ta refuzonte ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’in. I thash ‘Abdul-‘Aziz el-Bura’it, mos u merr me këtë, ky njeri është injorant e mendjemadh, uAllahul-Muste’an.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari