Bismilah...

[Përcjellë nga vetë goja e Ali Halebiut, mbështetësi i flaktë i Ar’urit]

 

Ka thënë ‘Ali el-Halebi: “Kur i përcolla Shejkhut tonë el-Albanit hafidhahullah diçka rreth argumenteve të Shejkh Rabisë në kritikën dhe refuzimin që i bën Adnanit, ai tha: “Këto çështje (për të cilat ai është refuzuar) janë të vërteta. Është obligim për Adnanin që t’u përgjigjet atyre me qartësi dhe nuk mjaftojnë vetëm llafet ose që ai të flasë me fjalë të përmbledhura e me shtjellime, ose në mënyrë të përgjithshme apo specifike, e deri në fund të këtyre fjalëve të cilat nuk përmirësojnë e as nuk i bëjnë dobi atyre që janë si puna e tij.”

 

 

Shejkh Ahmed ‘Umer Bazmul komentoi rreth fjalëve të Shejkhul-Albanit rahimehullah duke thënë:

 

“MashaAllah TebarakAllah! Allahu e mëshiroftë Shejkhun, Imamin Muhamed Nasirud-Din el-Albani, Luani i Sunetit. Fjalët e tij, qëndrimet e tij, gjykimet e tij janë fisnike, të ndritura e të qarta, nuk ka lojra fjalësh, nuk ka mjegullim, nuk ka filozofi e as mashtrim. Allahu e ruajt Pranverën e Sunetit, Mbajtësin e Flamurit të Xhihadit dhe Xherhit e Ta’dilit, me të cilin Allahun e ndihmoi Sunetin dhe pasuesit e tij dhe ruajti Selefijinët nga shubuhatet (dyshimet) e të devijuarve...”

Reflektim:

Nga dëshmia e Halebiut – Allahu e faltë – dalin një sërë çështjesh, prej tyre:

 

E para: Shejkhu jonë, el-Albani (rahimehullah), pajtohej, madje e mbështeste menhexhin e Selefëve, pikërisht atë menhexh që ndjek edhe Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij.

 

E dyta: Shejkhul-Albani ishte në dijeni për disa prej argumenteve të Shejkh Rabisë kundër Adnan Ar’urit, por jo të gjitha ato. E megjithatë ai e përkrahu Shejkh Rabinë dhe tha se ato ishin të vërteta. Por çfarë do të kishte thënë Shejkhul-Albani rahimehullah sikur të kishte marrë vesh për të gjitha argumentet që kishte Shejkh Rabija kundër Ar’urit?

 

E treta: Fjalët e Shejkhul-Albanit janë përkrahje për refuzimet e Shejkh Rabisë kundër rregullave të Ebul-Hasen el-Ma’ribi që thotë se fjalët e përgjithshme (muxhmel) të atyre që nuk janë me’suminë (të pagabueshëm) duhen kthyer tek fjalët specifike (mufassal). Dhe kjo tregon për mençurinë e dijetarit kolosal el-Albani (rahimehullah).

 

E katërta: Shejkhul-Albani nuk i pranonte dredhirat, lojrat e fjalëve dhe hiletë. Por, ai kërkoi tërheqje të qartë e të hapur. Kurse mashtrimet dhe demagogjitë nuk përmirësojnë dhe as nuk sjellin dobi.

 

E pesta: Kjo dëshmi e përcjellë nga Halebiu përgënjeshtron pretendimin e Adnan Ar’urit kinse ai kërkoi gjykim (për çështjen e tij). Shejkhul-Albani e përkrahu Shejkh Rabinë dhe tha se kritika e tij kundër Ar’urit ishte me hak. Atëherë nuk ka gjë tjetër pas të vërtetës përveç se devijim.

 

E gjashta: Kjo deklaratë tregon se Shejkhul-Albani e pranonte transmetimin e personit të besueshëm (që në këtë rast është Shejkh Rabij’ el-Medkhalij) për sa i përket Xherhit dhe Ta’dilit. Dhe kjo vërteton falsitetin e atyre që refuzojnë transmetimin e personit të besueshëm në Xherh dhe Ta’dil dhe në gjykimin e njerëzve.

 

E shtata: Kjo dëshmi tregon se Shejkhul-Albani ia obligoi Adnan Ar’urit pranimin e të vërtetës me të cilën kishte ardhur Shejkh Rabija dhe ky është një refuzim për pasuesit e tij. Çdo gjë që është detyrë për Ar’urin për sa i përket kthimit tek e vërteta është detyrë edhe për pasuesit dhe mbështetësit e tij.

 

E teta: Kjo deklaratë tregon se Halebiu sot bie në kundërshtim me menhexhin e tij të vjetër që ka patur gjatë kohës së Shejkhul-Albanit. Madje ai është në kundërshtim me menhexhin e Shejkhul-Albanit për mbështetjen e të vërtetës dhe përkrahjen e refuzimeve të Shejkh Rabisë.

 

E nënta: Ky është një refuzim i fuqishëm kundër Halebiut dhe parimeve të tij të reja dhe është argument përforcues për dijetarin tonë të nderuar Ahmed Bazmul për refuzimet e tij kundër Halebiut, sidomos refuzimi i tij me titull “Refuzimi i Halebiut kundër Halebiut.”

 

E dhjeta: Dhe fjalët e Shejkhul-Albani rahimehullah janë një refuzim i prerë ndaj partizanëve të Halebiut që kanë sjellë në mbrojtje të Ar’urit fjalët e vjetra të Shejkhul-Albanit dhe Shejkh Bin Bazit, duke injoruar kështu fjalën e fundit të tij dhe refuzimet e panumërta që kanë bërë Ulematë e tjerë – përveç Shejkh Rabisë – si Shejkh Ibn ‘Uthejmini, Shejkh Gudejjani, Shejkh Feuzani, Shejkh Nexhmi, Shejkh Abbadi e shumë e shumë të tjerë. Dhe mbi të gjitha, ky refuzim është edhe për kokën e fitnes së sotme, bidatçiu Ali el-Halebi, i cili me paturpësinë e tij karakteristike deklaron se Ar’uri është Selefij dhe thotë:

 

لانعرف عنه إلا كل خير في منهجه وخلقه ودينه وعلمه ولا نزكيه على الله تبارك وتعالى

 

“Nuk dimë tjetër për të përveç çdo mirësie në menhexhin e tij, në moralin e tij, në fenë e tij dhe në dijen e tij. Dhe ne nuk e pastrojmë atë para Allahut Tebarake ue Te’ala.”

 

Kështu i injorojnë fjalët e Ulemave këta hizbijunë dhe shkojnë mbas epsheve dhe interesave të tyre të ulta, duke bërë pazarllëqe në kurriz të Dauetit Selefij, në kurriz të këtij Da’ueti që Shejkhul-Albani rahimehullah i shërbeu për më shumë se 60 vjet. Dhe vjen Halebiu me bandën e tij dhe e rrënon atë për më pak se 10 vjet! Dhe ironia më e madhe është se këtë luftë ndaj Da’uetit Selefij ai e bën në emër të Shejkhul-Albanit rahimehullah!!! Ai nga njëra anë lufton Selefijinët dhe i emërton me epitete nga më të shëmtuarat, si “derra”, “miza”, “bisha”, madje i krahason me “jexhuxhët dhe me`xhuxhët”, ndërsa bidatçijtë më të egër ndaj Selefive i lavdëron e i madhëron e thur vargje poetike për ta!!!

 

هَا أَنْتُمْ هَؤُلاءِ جَادَلْتُمْ عَنْهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فَمَنْ يُجَادِلُ اللَّهَ عَنْهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَمْ مَنْ يَكُونُ عَلَيْهِمْ وَكِيلا (١٠٩)

 

Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë ata tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet mbrojtës e kujdestar i tyre?” [en-Nisa, 108-109]

 

Për më tepër njohuri rreth Adnan Ar’urit dhe lajthitjeve të tij referojuni përmbledhjes me deklaratat e Ulemave të mëdhenj rreth tij:

 

Refuzimi i rregullave të pabaza të Adnan Ar’urit

 

 

 

Së fundi, këto fjalë janë një përkujtim i shkëlqyer për çdo Selefij:

 

Imami i Da’uetit Selefij - Nasirud-Din el-Albani rahimehullah - shpesh thoshte: “Kërkuesit të Hakut i mjafton vetëm një argument, ndërsa pasuesit të epshit nuk i mjaftojnë as njëmijë argumente. Injoranti merr mësim, kurse pasuesit të epshit nuk kemi çfarë t’i bëjmë!”

 

 

Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi Familjen dhe krejt Shokët e tij.

 

 

 

Përshtati: Alban Malaj