Autor: Imam Muhammed NasirudDin Albani

 Burimi: ‘Silsiletul-Huda uen-Nur’ Kaseta: 590.

 

Pyetësi: Është shfaqur një fenomen, fenomeni i nxjerrjes së xhindit prej njeriut, dhe thonë vëllezërit të cilët i nxjerrin xhindet prej njeriut: “Kjo është prej formave të dauetit!”, dhe kjo çështje është përhapur shumë të ne në Jemen. Pra, cili është komenti juaj për këtë fenomen?

 

Shejkh Albani: Kjo gjithashtu gjendet edhe këtu edhe në çdo vend. Unë besoj se kjo është nga belatë e reja me të cilat janë sprovuar muslimanët në vendet Islame në këtë kohë. Argumenti bazë (në ndalimin e kësaj) është Fjala e Allahut të Madhëruar:

وَأَنَّهُ كَانَ رِ‌جَالٌ مِّنَ الْإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِ‌جَالٍ مِّنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَ‌هَقًا

“Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.” [el-Xhinn, 6]

 

Kështu që kontakti me xhindet në ato mënyra – si ajo që ti e përmende – nuk lejohet me Sheriat, sepse kjo është prej fallit. Ndërsa ajo që lejohet është ajo që është vërtetuar prej të Dërguarit – ‘alejhis-salatu ues-selam –, e që është: këndimi i disa ajeteve Kuranore mbi atë që është prekur nga xhindet.

 

Ama të bashkëbisedosh me xhindin, dhe t’i pyesësh ata, e të kërkosh ndihmë prej tyre, me pretendimin që ta zbulosh me lehtësi se ku është vendosur dhe kush është ai që e ka bërë magjinë, e kështu me radhë..., atëherë kjo është prej fallit ndaj të cilit nuk lejohet qasja.  Ky është falli për të cilin ka thënë i Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam – në shumë prej haditheve të sakta (sahijha):

“Kush i shkon falltarit dhe e beson në atë që thotë ai (falltari), atëherë (shkuesi) vetëm se ka bërë kufër në atë që i zbriti Muhamedit.”

 

Kështu që, ky njeri që lidhet me xhindin, në momentin që e pyet xhindin për ndonjë gjë dhe ai i përgjigjet, dhe ky e beson xhindin, atëherë vetëm se e ka përfshirë këtë (falltarin) ky kërcënim.

 

Poashtu edhe ai i cili shkon dhe kërkon ndihmë prej këtij falltari është i përfshirë nga ky kërcënim. Ky zanat nuk lejohet në mënyrë absolute, me përjashtim të disa kufijve që janë shumë, shumë të ngushta, të cilat janë: këndimi i disa Ajeteve mbi viktimën me shpresë që xhindi të dalë prej tij.

Ndërsa, pyetje e përgjigje me xhindin e kështu me radhë, kjo nuk lejohet në Islam. 

 

Pyetësi: Ata pretendojnë se të sëmurit i lexojnë Kuranin e Ndershëm, dmth: vetëm Kuranin edhe disa lutje, pastaj arrijnë në komunikim dhe grindje me xhindet.

 

Shejkh Albani: O vëlla! Unë tu përgjigja, Allahu të bekoftë! Thashë se nuk lejohet, përveç se këndimi i disa Ajeteve, për ta nxjerrë këtë xhind i cili është implikuar te ky njeri. Por ama që ta pyesësh duke i kërkuar që të përgjigjet dhe të shprehet, sa ka arritur çështja deri në atë pikë sa që i thuhet xhindit: A je ti musliman? A je ti kafir? E deri në fund të këtyre hollësirave të njohura, kjo nuk lejohet në Islam.

 

Kliko këtu për të parë videon në Audioselefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi