Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=152634

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

 

“Zbulim i planit të ISIS për të ndarë Saudinë në pesë pjesë dhe marrja në shenjestër e ushtarakëve, duke filluar nga më të afërtit.”

Ky është titulli i një artikulli që e publikoi gazeta “Lindja e Mesme”, në numrin e saj (13327), që doli në ditën e Hënë, më 7 Sha’ban të muajit Sha’ban, 1436 Hixhrij.

 

Nuk është për t’u çuditur nga ky krim i grupacionit të devijuar që i bën qafira njerëzit e Teuhidit dhe Sunetit, ashtu sikurse nuk është e largët që ky grup të jetë një shtrirje e Iranit Persian, i cili i bën qafira Ehli Sunetin, që mundohet medoemos që të shkatërrojë Ehli Sunetin dhe që t’i kthejë në rrafida ata që mbeten prej tyre, që t’i bëjnë qafira Sahabët – radij-Allahu ‘anhum – dhe ta akuzojnë ‘Aishen, Nënën e Besimtarëve – radij-Allahu ‘anha –, që ta deformojnë Kur`anin, që t’i marrin për të adhuruar Ehli Bejtin, të cilët janë të pastër nga ata dhe nga besimet e tyre të kufrit.

 

Dhe prej argumenteve që vërtetojnë se organizata ISIS është shtrirje e Iranit, është edhe se ata nuk kanë bërë asnjë lëvizje kundër Iranit, duke vazhduar kështu në të njëjtën rrugë si nëna e saj, Al-Kaida, e cila u themelua vetëm se që të luftonte njerëzit e Sunetit, që t’i shpalli ata qafira dhe që të shkatërrojë rininë e tyre, ndërsa nga ana tjetër nuk bëri asnjë lëvizje kundër Iranit, përkundrazi, ai është strofulla e kësaj Al-Kaidës dhe e krerëve të saj. Sepse ajo dhe Hizbu-Shejtani në Liban dhe Huthijet në Jemen, janë instrumente shkatërrimi në duart e Iranit, që furnizohen nga Irani qoftë nga ana materiale dhe qoftë nga ana morale. Dhe ata janë armiqtë më të betuar të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Allahu e ruajt nga komplotet dhe padrejtësia e tyre.

 

Shkroi:

Rabij’ Ibën Hadij ‘Umejr el-Medkhalij

Më 9 Sha’ban, 1436 Hixhrij

 

Përktheu: Alban Malaj