Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad

Pyetje: Në lidhje me hadithet që i mësuam dhe në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur (në Francë), deshëm një fjalë nga ju o Shejkhu jonë, sepse shumë prej njerëzve të thjeshtë Muslimanë janë të pështjelluar në këtë vend, në të cilin kanë ndodhur këto ngjarje. Unë jam njëri nga ky vend, nga Franca. Ata (Muslimanët e Francës) nuk e kanë të qartë këtë gjë, dhe si pasojë e kësaj, mendojnë se këto akte janë nga Ehli Sunneti dhe se ata të Daish-it (ISIS) janë në medh’hebin e tyre (të Ehli Sunnetit). Njerëzit e thjeshtë Muslimanë e kanë të paqartë këtë gjë, kështu që deshëm një fjalë nga ana juaj.

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad: Realiteti është se këto trazira (fitne) ekzistojnë para ngjarjeve të Francës. Mbretëria (e Arabisë Saudite) i cili është vendi më i mirë në të cilin gjenden dy Haremet (Xhamitë e shenjta), nuk ka shpëtuar nga këta kriminelë. E njëjta gjë është me Sirinë, Irakun dhe shumë vende tjera, i ka gjetur belaja me këta (Hauarixhët). Nëse janë këta (Hauarixhët) që i kanë kryer këto, këto akte kriminale të tyre, nuk janë specifike vetëm për Muslimanët e as për pabesimtarët. Përkundrazi, ata i kanë luftuar Muslimanët përpara se t’i vrasin pabesimtarët; i kanë vrarë Muslimanët përpara se t’i vrasin pabesimtarët.

Kjo (që ka ndodhur në Francë) është krim. Ajo që dihet është se fitnet (trazirat) nuk kanë filluar me ngjarjen e Parisit dhe se para kësaj kohe ka patur paqe dhe mirëqenie, porse ka të këqija që nuk kanë të ndalur. Pra, janë vrarë njerëz në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe janë vrarë njerëz në shumë vende tjera. Këto janë vazhdimësi e këtij kriminaliteti. Nëse këto akte i kanë bërë ata kriminelë, të cilëve u thonë ISIS-a, atëherë pa dyshim se këta janë armiqtë më të këqij të Islamit; ata që i luftojnë Muslimanët dhe i luftojnë pabesimtarët dhe vrasin atë që mundin, pa dyshim se ky është krim, porse nuk duhet të ngjallet i gjithë ky interes në emër të ngjarjeve që kanë ndodhur në Paris. Këto të këqija që kanë ngjarë para Parisit, porse kjo që ka ndodhur atje është pjesë e kësaj të keqeje.

Pyetje: O Shejkhu jonë! Cili është obligimi i Muslimanëve që jetojnë në Paris dhe në vendet tjera, siç janë...

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad: Nëse Muslimanët shohin ata që i përkatësohen Islamit dhe ata janë mizorë të këtillë, të cilët i luftojnë Muslimanët dhe jo-Muslimanët, atëherë kjo është krim dhe rrezik ndaj Islamit, sepse për shkak të tyre i ngjitet diçka Islamit që ai është i pastër prej saj.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari