Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148714

Pyetje: A është kusht që emërtimi me fjalën “Khauarixh” duhet të jetë vetëm për ata që bëjnë rebelim me armë? A nuk mendoni se ai që flet kundër udhëheqësit dhe i nxit njerëzit kundër tij konsiderohet prej Khauarixhëve?

Përgjigje: Po, ai është thirrës për rebelim. Rebelimi është dalja e drejtpërdrejtë në rebelim me rrokjen e armëve, kurse kjo (e folura kundër udhëheqësit) është thirrje për rebelim dhe nxitje e njerëzve. Pra, ai është rebelim. Mirëpo, siç dihet, ky është mjet kurse ai është synimi. Domethënë, rebelimi me armë është synimi, kurse kjo nxitje është mjet për të arritur tek ai synim. [1]

Fundnotë:

[1] Shkëputur nga mësimi i dijetarit të madh, ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad - Allahu e ruajt - në shpjegimin e Sahihut të Muslimit, kapitulli “Përmendja e Khauarixhëve dhe Cilësive të tyre”, më 24 Muharram të vitit 1436 Hixhrij, në Xhaminë Pejgamberike, Medine.

Përktheu: Alban Malaj