Bismilah...

Autor: Shejkh Salih Ibën Feuzan el-Feuzan

Pyetje nga Shejkh ‘Alij Ibën Jahja el-Haddadij: Allahu u shpërbleftë me të mira. Thotë një prej thirrësave në vendin tonë, i cili e shan Akijden e Selefëve të Devotshëm, se organizata Al-Kaida, DAISH (ISIS) është një pjellë e Selefizmit. Kurse një tjetër thotë se përmbledhja e librave “ed-Durar es-Sennijeh” është burim i terrorizmit. Shpresojmë një sqarim dhe qartësim, Allahu u shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh Salih el-Feuzan: Ky është devijim! Pikërisht ky është terrorizmi! Vetë kjo fjalë është terrorizëm. Ai i cili i frikëson njerëzit nga thirrja e Hakut, thirrja e Teuhidit dhe thirrja e Sunetit, i frikëson ata nga kjo thirrje dhe i mvesh asaj gjëra nga të cilat ajo është e pastër, ato që i kanë sektet e devijuara ia mvesh medh`hebit të Ehli Sunetit dhe ia mvesh përmbledhjes “ed-Durar es-Sennijeh”, kjo është gënjeshtër dhe shpifje.

Ky kërkon që të asgjësojë thirrjen për tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - dhe ta deformojë atë si të dojë ai, me qëllim që t’i devijojë njerëzit dhe që t’i privojë ata nga menhexhi i Selefëve. Nuk ka shpëtim përveç se me medh`hebin e Selefëve. Ka thënë Imam Maliku - rahimehullah -: “Nuk rregullohet fundi i këtij Umeti përveç se me atë që rregulloi fillimin e tij.” Dhe kjo është e njëjtë me fjalën që ka thënë i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

“Do të ndahet ky Umet në shtatëdhjetë e tre grupe; të gjitha ato do të jenë në Zjarr, me përjashtim të njërit.” I thanë: “Kush është ai o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai që është në rrugën ku jam unë sot dhe Shokët e mi.”

Ky është menhexhi i saktë e i shëndoshë. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj