Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

 

 

A e di se Shijat Imamijjeh e festojnë ditën e nëntë të muajit Rabij el-Eu’uel, pasi ajo është dita e vrasjes së Umer ibnul Khattabit (radijAllahu anhu) nga ana e Ebu Lulu el-Mexhusij, të cilin Shijat ia kanë vënë nofkën “babai trim,” dhe e cilësojnë atë si besimtar trim! Ata e festojnë këtë ditë dhe e kanë bërë ditë feste!

 

Ka thënë El-Mexhlisij në “Biharul-En'uar” (95/199):

“Vrasja e Umerit ishte në ditën e nëntë të muajit Rabij el-Eu’uel dhe njerëzit e quajnë atë: Festa e babait trim.” [1]

 

Es-Sejjid Alij bin Musa bin Xha'fer El-Hasenij, i njohur si Ibën Taus, në “El-ikbal bil Ea'mal el-Haseneh” (3/113), ka thënë:

“Ajo që na kujtohet për gjendjen e ditës së nëntë të muajit Rabij el-Eu’uel, është: dije se në këtë ditë kemi gjetur një transmetim që ka një pozitë madhështore, dhe kemi gjetur grupe prej jo-arabëve dhe vëllezërve (tanë) që e madhërojnë këtë ditë, shfaqin gëzim në këtë ditë, dhe përmendin se ajo është dita e vdekjes së dikujt që e poshtëronte dhe armiqësonte Allahun – Xhel-le XhelaluHu – dhe të Dërguarin e Tij – salauat-Ullahi alejhi.”

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Muhammed Bakir El-Mexhlisij dhe Es-sejjid Alij bin Musa bin Xha'fer El-Hasenij (ibën Taus), janë prej dijetarëve të Shijave Imamijjeh.

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

هل تعلم أن الشيعة الإمامية يحتفلون بيوم التاسع من ربيع الأول، لأنه يوم قتل عمر بن الخطاب  (رضي الله عنه)،   على يد أبي لؤلؤة المجوسي، الذي يلقبونه بـ (بابا شجاع) ويصفونه بالمؤمن الشجاع.

 

فهم يحتفلون بهذا اليوم، وقد جعلوه عيدا.

 

قال المجلسـي في بحار الأنوار (95/199): "أن قتل عمر قد كان في اليوم التاسع من شهر ربيع الأول والناس يسمونه عيد بابا شجاع"اهـ.

 

وقال السيد علي بن موسى بن جعفر الحسني، المشهور بـابن طاووس في الإقبال بالأعمال الحسنة: (3/113): "فيما نذكر من حال اليوم التاسع من ربيع الأول: اعلم أن هذا اليوم وجدنا فيه رواية عظيمة الشأن,

 

ووجدنا جماعة من العجم والإخوان يعظمونه ويظهرون السرور فيه, ويذكرون أنه يوم هلاك بعض من كان يهون بالله جل جلاله ورسوله صلوات الله عليه ويعاديه"اهـ.