Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul

 

 

I Dërguari – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – thotë: “Fitneja është prej andej! Fitneja është prej andej nga ngrihet briri i shejtanit.” [1] Domethënë është nga drejtimi i Lindjes. SubhanAllah! Deri më sot, toka e Persisë, ku gjendet Irani sot, është një prej shkaqeve më të mëdha për problemet që po vuan sot bota Islame, sepse qeveria e Iranit sot, e ka parim themelor përhapjen kudo të revolucionit (të Khomejnit).

 

Ata e kanë prej akijdes (besimit) së tyre, se Mehdiu të cilin po e presin, nuk del vetëm se atëherë kur bota të mbushet me trazira dhe kaos. Pra, ata duan të shkaktojnë në botë trazira dhe kaos, duke menduar se me këtë do ta përshpejtojnë daljen e tij. Kur i dëgjon ata duke thënë: “Allahu e shpejtoftë lirimin e tij! Allahu e shpejtoftë daljen e tij!” – domethënë: të vazhdojmë të shtojmë kaosin dhe trazirat! Sepse kjo është akideja e tyre dhe kjo është ajo që besojnë ata.

 

Me këtë akide ata pajtohen me Çifutët. Po ashtu Çifutët e kanë prej akides së tyre se koha kur do të zbresë “Mesia” që presin ata, i cili është Mesihu i Rrejshëm, Dexhalli, e jo Mesia i biri i Merjemes, është koha e trazirave dhe kaosit. Pra u pajtuan të dyja palët; u bashkuan Çifutët me këtë regjimin e Iranit tek kjo çështje: të shkaktojnë kaos dhe trazira nëpër botë, që të përshpejtojnë daljen e atij që po e presin. Kjo vazhdon deri më sot.

 

Po të shikoni fitnen e Tatarëve (Mongolëve), kush i solli ata, dhe ua hapi portat e Bagdadit, dhe ua bëri të mundur hyrjen në të? Ishte Ibën Alkamiu, ministër i lig, si dhe Nasirudin et-Tusi, ministër i lig po ashtu. A nuk është kështu? Ishte Nasirudin et-Tusi dhe Ibën Alkamiu që ishin në Bagdad. Hulumtoni, shikoni, keni për të gjetur të njëjtën çështje.

 

Kush e vrau Aliun, Uthmanin, kush e shkaktoi fitnen që ndodhi? Kush e vrau Umerin dhe u bë sebep për thyerjen e derës? [2] Ishte Ebu Lu’luë Mexhusiu. Feja e mexhusive vjen nga toka e Persisë, që janë adhuruesit e zjarrit.

 

‘Abdullah Ibën Seb’a erdhi me medh`hebin e adhurimit të Ehli Bejtit dhe adhurimin e Aliut. Ata besonin se Aliu ishte i adhuruari i tyre, kurse Ali Ibën Ebij Talib i vriste dhe i vërviste në një grope me zjarr. Ai tha: “Kur e pash këtë gjë të keqe, ndeza zjarrin dhe thirra Kinberin (nëpunësi i Aliut).”

 

Sa më shumë që të shikoni në histori, keni për të parë se ky vend dhe këta njerëz që kanë këtë akijde, janë koka e kufrit. Ata mbajnë në gji kufrin dhe besimet që bien ndesh me Islamin. Dhe në realitet ky regjim që është sot në Iran, nuk është regjim i një populli Musliman. Ky është realiteti i tyre, dije se ata janë mexhusij. Madje edhe festat që festojnë ata sot, nuk janë festa Islame, por festojnë festat mexhusije, festojnë “Nevruzin”, e kanë bërë pushim për këto festa, bëjnë kremtime etj., kurse festat e Muslimanëve nuk i festojnë, as Fitër Bajramin dhe as Kurban Bajramin. Dije se ky nuk është popull Musliman. Nëse lexon librat e tyre dhe shikon çfarë ka në to, do të gjesh se ata i kërcënojnë Pasuesit e Sunetit se do t’i vrasin, i kërcënojnë se do të shkatërrojnë Kaben, i kërcënojnë se do ta rrënojnë Medinen, i kërcënojnë me këto gjëra, i thonë këto tekstualisht nëpër librat e tyre. Kjo është akideja e tyre. Prandaj, ata në realitet nuk janë prej njerëzve të Islamit, edhe nëse i quajnë vetet e tyre Muslimanë, mirëpo në realitet ata nuk janë prej njerëzve të Islamit. Dhe Allahu e di më së miri.

 

 

 

Fundontat:

[1] Shënim i përkthyesit: Hadithi i plotë është: Ka thënë ‘Abdullah Ibën ‘Umer – radijAllahu ‘anhu –: E kam parë të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – duke bërë me shenjë kah Lindja dhe tha:

 

ها الفتنةُ ها هنا، إن الفتنةَ ههنا من حيث يَطْلُعُ قرْنُ الشيطان.

“Ja, që këtej është fitneja me siguri! Me të vërtetë fitneja është që këtej, andej nga ngrihet briri i shejtanit.”

E ka transmetuar Maliku në “el-Mu-uetta”, në kapitullin “Çfarë ka ardhur për Lindjen”, hadithi numër (1875), Bukhari me numër (3279), Muslimi me numër (7292), dhe Tirmidhiu me numër 2267.

 

 

[2] Shënim i përkthyesit: Shejkhu aludon në hadithin e famshëm që e transmeton Shekijk Ibën Selemeh, i cili ka thënë:

سَمِعْتُ حُذَيْفَةَ يَقُولُ : بَيْنَا نَحْنُ جُلُوسٌ عِنْدَ عُمَرَ، إِذْ قَالَ: أَيُّكُمْ يَحْفَظُ قَوْلَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي الْفِتْنَةِ؟  قَالَ : فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَوَلَدِهِ وَجَارِهِ تُكَفِّرُهَا الصَّلَاةُ وَالصَّدَقَةُ،  وَالْأَمْرُ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّهْيُ عَنِ الْمُنْكَرِ، قَالَ: لَيْسَ عَنْ هَذَا أَسْأَلُكَ، وَلَكِنِ الَّتِي تَمُوجُ كَمَوْجِ الْبَحْرِ. قَالَ: لَيْسَ عَلَيْكَ مِنْهَا بَأْسٌ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، إِنَّ بَيْنَكَ وَبَيْنَهَا بَابًا مُغْلَقًا. قَالَ عُمَرُ: أَيُكْسَرُ الْبَابُ أَمْ يُفْتَحُ؟  قَالَ: بَلْ يُكْسَرُ. قَالَ عُمَرُ: إِذًا لَا يُغْلَقَ أَبَدًا. قُلْتُ: أَجَلْ. قُلْنَا لِحُذَيْفَةَ: أَكَانَ عُمَرُ يَعْلَمُ الْبَابَ؟ قَالَ: نَعَمْ ، كَمَا يَعْلَمُ أَنَّ دُونَ غَدٍ لَيْلَةً وَذَلِكَ أَنِّي حَدَّثْتُهُ حَدِيثًا لَيْسَ بِالْأَغَالِيطِ. فَهِبْنَا أَنْ نَسْأَلَهُ مَنِ الْبَابُ ، فَأَمَرْنَا مَسْرُوقًا، فَسَأَلَهُ، فَقَالَ: مَنِ الْبَابُ؟ قَالَ: عُمَرُ  .

“E kam dëgjuar Hudhejfen të thotë: Kur ishim njëherë ulur tek 'Umeri, ai na tha: “Kush nga ju e ka mësuar fjalën e Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – për fitnen?” Hudhejfja tha: “Fitnen e burrit me familjen e tij, me pasurinë e tij, me të birin e tij, me fqinjin e tij, e fshin atë namazi, sadakaja, urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes.” Ai tha: “Jo, s’po të pyes për këtë, por për atë që vjen furishëm si dallgët e detit.” Hudhejfja tha: “Ti s’ke ndonjë të keqe nga ajo o Prijësi i Besimtarëve, sepse me të vërtetë mes teje dhe asaj është një derë e mbyllur.” 'Umeri tha: “A do të thyhet ajo derë apo do të hapet?” Ai tha: “Jo, përkundrazi do të thyhet.” 'Umeri tha: “Atëherë s’ka për t’u mbyllur më!” Unë thash: “Po!” Ne i thamë Hudhejfes: “A e dinte ‘Umeri këtë derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte që mbas ditës ka natë, sepse unë i tregova atij një hadith që nuk është fjalë e thënë kot.” Ne nxituam që ta pyesim se kush është ajo derë, dhe urdhëruam Mesrukun; ai e pyeti: “Cila është kjo derë?” Hudhejfja tha: “’Umeri.””

 

Hadithin e ka transmetuar Bukhari me numër (7096), Muslimi me numër (144), Ibën Maxheh me numër 3955, etj..

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj