Bismilah...

Autor: Ubejdullah ibën Muhamed ibën Battah el-‘Ukberij el-Hanbelij (304 – 387 H, 917 – 997 G)

Burimi: El-Ibanetu ‘an Sheri’ati el-Firkati en-Naxhijeh ue Muxhanebeti el-Firkati el-Medhmumeh, vëll. 3, fq. 136 - 143, Darur-Raajeh, botimi i dytë.

 

Kapitulli:

Imani se Allahu – ‘Azze ue Xhel – është mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij dhe Dituria e Tij përfshin çdo gjë në krijimin e Tij

 

Muslimanët, duke u nisur nga Sahabët, Tabi’inët dhe i gjithë Ehlul-‘Ilmi (dijetarët) nga besimtarët, kanë ixhma (njëzëshmëri) se Allahu – i Madhëruari  dhe i Lartësuari – është mbi Arshin e Tij; mbi qiejt e Tij; i ndarë nga krijesat e Tij; Dituria e Tij përfshin çdo gjë ekziston në krijimin e Tij. Nuk e refuzon dhe nuk e mohon këtë vetëm se ai që i atribuohet medh’hebeve të Hululijes (ata që thonë se Allahu është i shkrirë me krijesat, Zoti dhe krijesa janë një bashkë, sh.p.), të cilët janë popull që u kanë devijuar zemrat dhe i kanë lajthitur shejtanët. Si rrjedhojë e kësaj, ata dolën nga feja.

 

Ata thanë: “Pa dyshim se Qenia e Allahut është kudo.”

Ata thanë: “Ai është në tokë ashtu siç është në qiell. Ai me Qenien e Tij është i shkrirë në çdo gjë.”

Kurani, Suneti, fjalët e Sahabëve dhe Tabi’inëve nga dijetarët e Muslimanëve, i kanë përgënjeshtruar ata. Ata u thanë Hululijve: “Përse mohoni që Allahu i Lartësuar është mbi Arsh?

Allahu i Lartësuar Thotë:

الرَّحْمَـنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Arsh.” Taha. 5

 

 

الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۚ الرَّحْمَٰنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

“Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është i Gjithëmëshirshmi. Andaj, pyete të Gjithëdijshmin për këtë.” El-Furkan, 59

Pra ky është një lajm i Allahut me të cilin na tregon për Veten e Tij dhe se Ai është mbi Arsh.

Ata thonë: “Nuk themi se Ai është mbi Arsh, ngaqë Ai është më i Madh se Arshi dhe në qoftë se Ai është mbi Arsh, atëherë i bie që Ai të mos jetë i pranishëm në shumë vende, kështu që ne do jemi nga ata që e përngjasojmë Atë me krijesat e Tij. Nëse ndonjëri prej nesh është në shtëpinë e tij, ai gjendet në vendin në të cilin është për momentin, dhe nuk është i pranishëm në gjithë shtëpinë e tij. Por ne themi: Ai është poshtë tokës së shtatë ashtu siç është sipër qiellit të shtatë. Ai është kudo, s’ka vend që nuk është Ai. Jo se Ai është në një vend dhe nuk është në një vend tjetër.”

Ne (Ehlu Suneti) ju kundërpërgjigjemi juve duke thënë: Sa për fjalën tuaj që thoni se “Ai nuk është mbi Arsh ngase Ai është më i Madh se Arshi,” Allahu deshi që të jetë mbi Arsh, kurse Ai është më i madh se Arshi.

Allahu i Lartësuar Thotë:

ثُمَّ اسْتَوَىٰ إِلَى السَّمَاءِ

“Pastaj u ngrit lart në qiell.” Fusilet, 11

 

Allahu i Lartësuar Thotë:

وَهُوَ اللَّهُ فِي السَّمَاوَاتِ

“Dhe Ai është Allahu (i vetmi që meriton të adhurohet) në qiej.” El-En’am, 3

 

Pastaj Tha:

وَفِي الْأَرْضِ ۖ يَعْلَمُ

“...dhe në tokë, Ai e di...” el-En’am, 3

 

Dhe ka Thënë:

الرَّحْمَـنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Arsh.” Taha. 5

 

Dhe ka Thënë:

ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۚ الرَّحْمَٰنُ

“...pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai është i Gjithëmëshirshmi.” El-Furkan, 59

 

Ka Thënë:

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ

“Tek Ai ngrihen fjalët e mira.” Fatir, 10

 

Pra, a është ngritje vetëm se të shkosh lart?

 

Ai ka Thënë:

سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى

“Lavdëroje Emrin e Zotit tënd, më të Lartit.” El-‘Ala, 1

 

Pra, tregoi se Ai është sipër krijimit të Tij.

 

Ka Thënë:

يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ

“I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta.” En-Nahl, 50

Kështu që tregoi se Ai është sipër melekëve të Tij.

 

Allahu i Lartësuar ka lajmëruar se Ai është në qiell sipër Arshit të Tij, dhe ka Thënë:

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ

“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, se nuk do ta bëjë tokën që të fundoset bashkë me ju kur ajo dridhet. Apo u garantuat prej Atij që është në qiell se nuk mund t’ju dërgojë një furtunë gurësh.” El-Mulk, 16-17

 

Dhe ka Thënë:

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

“Tek Ai ngrihen fjalët e mira, dhe veprat e mira i ngrenë ato (fjalët e mira).” El-Fatir, 10

 

Allahu i Tha Isait:

إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَىٰ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ

“Kur Allahu i Tha: O Isa! Unë po të marr ty dhe po të ngre tek Unë.” Al-Imran, 55

 

Dhe ka Thënë:

بَل رَّفَعَهُ اللَّهُ إِلَيْهِ

“Përkundrazi, Allahu e ngriti atë (Isain) pranë Vetes (e ngriti Isain në qiej).” En-Nisa. 158

 

Dhe ka Thënë:

وَلَهُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَنْ عِندَهُ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَلَا يَسْتَحْسِرُونَ

“E Tij është çfarë ka në qiej e në tokë dhe ata (melaiket) që janë tek Ai, nuk janë mendjemëdhenj në adhurimit ndaj Tij dhe nuk lodhen.” El-Enbija, 19

 

Dhe ka Thënë:

وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ

“Dhe Ai është Sunduesi mbi robërit e Tij.” el-En’am, 61

 

Dhe ka Thënë:

رَفِيعُ الدَّرَجَاتِ ذُو الْعَرْشِ

“Ai është Poseduesi i gradave të larta, Ai është Pronari i Arshit.” Gafir, 15

 

Ai – i Gjithëfuqishmi dhe i Madhëruari – ka Thënë:

يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاءِ إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ

“Ai është që i udhëheq çështjet prej qielli në tokë, pastaj (çështjet) ngrihen tek Ai.” es-Sexhdeh, 5

 

Dhe ka Thënë:

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

“Tek Ai ngjiten Melaiket dhe Shpirti (Xhibrili) në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet.” El-Me’arixh, 4

 

Ky ajet dhe ajete tjera si ky, janë të shumtë në Kuran, porse Xhehmiju Mutezilij Hululij i mallkuar, shtirret sikur nuk i ka dëgjuar këto ajete dhe i mohon ato. Kështu ai kapet pas ajeteve të paqarta (muteshabih) duke kërkuar me këtë të bëjë fitne për shkak të devijimit që ka në zemrën e tij. Sepse të gjithë Muslimanët dinë vende të shumta dhe nuk lejohet që në këto vende të jetë nga Zoti i tyre vetëm se: Dituria (el-‘ilm) e Tij, Madhështia (el-‘adhameh) e Tij dhe Fuqia (el-kudrah) e tij.

Qenia e Tij nuk është në këto vende. A pretendon Xhehmiju se Iblisi dhe Allahu i Lartësuar bashkohen në të njëjtin vend duke qenë Iblisi aty? Madje, Xhehmiju pretendon se Qenia e Allahut të Lartësuar është e shkrirë në qenien e Iblisit.

A pretendon ai se banorët e Zjarrit që janë në zjarr dhe se Ai (Allahu) i Madhërishmi, i Gjithëfuqishmi dhe Bujari, është me ta në Zjarr?!

Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar nga kjo që thonë njerëzit e devijimit dhe të ilhadit (ata që i pohojnë disa Cilësi dhe Emra të Allahut dhe i mohojnë disa tjera, apo i mohojnë tërësisht Cilësitë ashtu edhe Emrat, sh.p.).

A mos pretendojnë ata se Ai është i shkrirë në brendësi të robërve (njerëzve) dhe trupave të tyre, në brendësi të qenve, derrave, banjove dhe vendeve të pista, nga të cilat ai që është i pastër nga krijesat largohet e nuk banon dhe nuk ulet në to?! Apo (xhehmiju) thotë: “Nëse (Allahu) e do, nderon dhe e madhëron ndonjërin, atëherë Ai shkrihet në të dhe është pranë tij.”

Muteziliju pretendon se Zoti i tij është në të gjitha këto vende; pretendon se Ai është në mangët (e rrobave), në gojë, në trup, në safë, në tigan, në kapak, në enë, dhe në vende tjera, nga të cilat ne e pastrojmë Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar e nuk ia mveshim Atij.

105 – Abdullah Ibën Mubarek ka thënë: “Ne mund t’i rrëfejmë fjalët e Jehudëve dhe të Krishterëve, por nuk mund t’i rrëfejmë fjalët e Xhehmijve.” [1]

Xhehmiju pretendon se Allahu është kudo, kurse Allahu e përgënjeshtron atë. A nuk e ke dëgjuar Fjalën e Tij:

لَمَّا تَجَلَّى رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا

“Kur Ai (Allahu) iu shfaq kodrës, e bëri atë thërrmijë.” El-‘Araf, 143

Kështu që Xhehmijut i thuhet: A e pe (se ç’u bë) me kodrën kur Ai iu shfaq asaj? Si iu shfaq kodrës kur Ai na qenka në kodër?

 

I Lartësuari ka Thënë:

وَأَشْرَقَتِ الْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا

“Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të vet.” Ez-Zumer, 69

 

Xhemijut i thuhet: A është Allahu dritë?

Ai do thotë: “Ai është dritë i tëri.”

I thuhet: “A është Allahu kudo?”

Ai do thotë: “Po!”

Atëherë ne do i themi: “Atëherë si qëndron çështja më shtëpinë e errët që nuk ndriçohet nga drita (e Allahut – sipas pretendimit tuaj) e cila është aty brenda? Ndërsa ne shohim një llambë që ka një fitil dhe po hyre me të në shtëpinë e errët, ajo e ndriçon atë. Andaj, si është puna me vendin e errët në të cilin hyn Allahu – sipas pretendimit tuaj – dhe nuk e ndriçon atë?!”

Me këtë, të bëhet e qartë ty gënjeshtra e Xhehmijut dhe sa e madhe është kjo shpifje për Zotin e tij.

Xhehmijut po ashtu i thuhet: “A nuk ishte vetëm se Allahu dhe nuk kishte krijesa tjera?”

Ai do thotë: “Po!”

Atëherë i thuhet: “Kur Allahu i krijoi krijesat, ku i krijoi ato – meqë pretendon se nuk ka vend ku nuk është Ai – a i krijoi ata në Veten e Tij apo jashtë Vetes së Tij?! 

Me këtë të bëhet i qartë kufri i Xhehmijut dhe se ai nuk ka mundësi të të kthejë përgjigje. Sepse, nëse ai do thotë se Ai i krijoi krijesat në Veten e Tij, bën kufër dhe pretendon se Allahu i krijoi xhinët, njerëzit, iblisat, shejtanët, majmunët, derrat, pisllëqet dhe ndyrësirat në Veten e Tij.

Allahu është shumë larg kësaj.

Nëse ai pretendon se Ai i krijoi ata jashtë Vetes së tij, atëherë ka pohuar se Ai nuk është në vendet që janë këtu.

Xhehmijut për fjalën “Allahu është kudo,” i thuhet: “Pa na trego se kur del dielli a del edhe për Të? A e kap Atë era, bora dhe i ftohti? Nëse njeriu do të ndërtojë një ndërtesë apo të hap një pus apo të hedh mbeturina, atëherë i hedh ato aty ku është Zoti i tij.

I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga kjo që i përshkruajnë mulhidunët [2] dhe të devijuarit.

Ne themi: Me të vërtetë Zoti ynë është në vendin më të lartë; është më i Larti i të lartëve, ai u ngrit sipër Arshit të Tij mbi qiejt e Tij dhe ai me Dijen, Fuqinë dhe Sundimin e Tij, e ka përfshirë të gjithë krijimin e Tij. Ai e di atë që është lart dhe atë që është poshtë, e di të dukshmen dhe të padukshmen, ashtu siç e ka përshkruar Veten e Tij të Lartësuar.

Prandaj, ka Thënë:

وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لَا يَعْلَمُهَا إِلَّا هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا وَلَا حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الْأَرْضِ وَلَا رَطْبٍ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ

“Çelësat e Gajbit (të fshehtave) janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush askush tjetër përveç Tij. Ai e di çfarë ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjethe që bie dhe s’ka kokërr në errësirat e tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Leuhil-Mahfudh).” El-En’am, 59

 

Ai ka përfshirë me Diturinë e Tij çdo gjë që krijoi në qiejt e lartë, në shtatë tokat dhe çfarë gjendet midis tyre dhe çfarë ka nën dhé. Ai e di të fshehtën dhe di për shikimin me cep të syve dhe çfarë fshehin gjokset. Ai e di atë që sillet nëpër mend dhe atë që të bren përbrenda. Ai di çdo gjë që pëshpëritin shpirtrat. Ai dëgjon dhe shikon. Ai ka shikimin më të lartë, nuk mund t’i ikë as një thërrmijë në (shtatë) qiej dhe (shtatë) tokat, vetëm se Ai e ka përfshirë atë me Dijen e Tij, kurse Ai është mbi Arshin e Tij – i Pastri nga çdo mangësi, më i Larti i të lartëve.

Tek ai ngrihen veprat e robërve, dhe Ai është më i Ditur për ato vepra se melaiket të cilat i dëshmojnë, i shkruajnë dhe i ngrenë ato për tek Ai natën dhe ditën. Andaj, Zoti ynë është i Pastër dhe i Lartësuar nga ajo që i përshkruajnë xhahidun-ët (mohuesit e Cilësive të Tij) dhe mulhidun-ët të cilët e përngjasojnë Atë me krijesat. 

A nuk e ka dëgjuar Hululiju Mulhid, Fjalën e Allahut të Lartësuar:

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا

“A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, se nuk do ta bëjë tokën që fundoset bashkë me ju kur ajo dridhet. Apo u garantuat prej Atij që është në qiell se nuk mund t’ju dërgojë një furtunë gurësh.” El-Mulk, 16-17

 

Dhe Fjala e Tij për Isain:

إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَىٰ إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ

“Kur Allahu i Tha: O Isa, Unë po të marr ty dhe po të ngre tek Unë.” Al-Imran, 55

 

Dhe ka Thënë:

بَل رَّفَعَهُ اللَّهُ إِلَيْهِ

“Përkundrazi, Allahu e ngriti atë (Isain) pranë Vetes (e ngriti Isain në qiej).” En-Nisa. 158

 

Dhe ka Thënë:

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ

“Tek Ai ngjiten Melaiket dhe Shpirti (Xhibrili) në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet.” El-Me’arixh, 4

 

Dhe ka Thënë:

رَفِيعُ الدَّرَجَاتِ ذُو الْعَرْشِ

“Ai është Poseduesi i gradave të larta, Ai është Pronari i Arshit.” Gafir, 15

Ajetet e këtilla janë të shumtë në Librin e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar.

 

Pastaj, Allahu e ka përçmuar atë që është poshtë dhe e ka lavdëruar atë që është lartë. Kështu që ka Thënë:

كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْأَبْرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ

“Pa dyshim se Libri i të mirëve gjendet në ‘Ilijjin.” El-Mutaffifin, 18

Që do të thotë në qiellin e shtatë dhe Allahu i Lartësuar është mbi këtë qiell (mbi Arshin e Tij.

 

Dhe ka Thënë:

كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ

“Sigurisht (që do të ringjallen) dhe libri i të këqijve është në sixh-xhin.” El-Mutaffifin, 7

Pra, në tokën më të ulët.

Xhehmiju Hululij pretendon se Allahu është atje ku është libri i të këqijve, vend të cilin e ka përçmuar Allahu dhe e ka lënë poshtë.

 

I Lartësuar është Allahu nga ajo që pretendojnë ata.

 

 

Fundnota:

 

[1] Etheri i Abdullah ibnul-Mubarekut është me isnad të saktë.

Bukhariu e ka transmetuar këtë ether me zinxhir të plotë në “Khalku Ef’ali el-‘Ibad,” (11), Abdullah bin Ahmed në “es-Sunneh,” (23), Darimiju në “er-Reddu ‘ala el-Xhehmijeh,” (24 H, 394) dhe në “er-Reddu ‘ala Bishr el-Murisij.” Po ashtu është në “esh-Sheri’ah,” (620). E ka transmetuar el-Khalali në “es-Sunneh,” (1684, 1685). E ka transmetuar Ibën Tejmijeh, Ibën Kajjimi, Dhehebiu dhe Albani (shiko: Mukhtesar el-‘Ulu,” (152).

[2] Shejkh ibën Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – thotë:

Mulhidunët (ata që shtrembërojë, tjetërsojnë dhe i mohojnë) Emrat dhe Cilësitë e Allahut, ndahen në dy kategori kryesore:

Kategoria e parë: Ata që i mohojnë të gjithë Emrat dhe Cilësitë dhe pretendojnë se këto Emra dhe Cilësi u përkasin krijesave e nuk i takojnë Krijuesit. Siç bëjnë Gulatul-Xhehmije (xhehmijtë ekstremist), nga Karamitet, Batinijet dhe të ngjashmit me këta.

Kategoria e dytë: Ata që shtrembërojnë vetëm Emrat, duke i pohuar ato për Allahun, por i mohojnë argumentet që kanë ardhur për Cilësitë. Ata thonë se Allahu është Dëgjuesi (semi’ë) që nuk dëgjon, Shikuesi (besiir) që nuk shikon, i Gjithëdijshmi (‘aliim) që nuk ka dituri, dhe të ngjashmet si kjo. Pra, ata i pohojnë Emrat e Allahut, por nuk i pohojnë Cilësitë e Tij

Burimi: Nurun ala Derb, 313

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari

20 Muharrem 1438

21 Tetor 2016

Medine