Bismilah...

 


Shejkh Bekr Ibn ‘Abdullah Ebu Zejd (rahimehullah) ka thënë [1]:

Imam Dhehebiu në fenë e tij, në devotshmërinë dhe në sjelljet e tij qëndron shumë larg kësaj broshure e cila i hedh poshtë të gjitha këto gjurmë fisnike të Dhehebiut.

Muhamed Ibn Ibrahim esh-Shejbani ka përpiluar një broshurë me titull “et-Teudijh el-Xhelij fij Radd ‘ala en-Nasihati edh-Dhehebijje el-Menhuleti ‘ala el-Imam edh-Dhehebi” në të cilën ai hedh poshtë [me argumente] atribuimin e kësaj vepre Imam Dhehebiut, në të cilën autori thotë:

“Unë them: Atribuimi i kësaj broshure Imam Dhehebiut nuk është i saktë për një sërë arsyesh:

E para: se kjo broshurë nuk është përmendur nga asnjë prej atyre që i kanë kushtuar vëmendje veprave të Dhehebiut (rahimehullah).

E dyta: Dhehebiu ishte një student [i Ibn Tejmijes] dhe shoqëria e tij e ngushtë me Shejkh Ibn Tejmijen ka qenë mjaft e gjatë, madje deri në ditët e fundit të jetës së tij, deri në vdekjen e tij (rahimehullah).

E treta: të gjitha deklaratat e Dhehebiut që gjenden në librat e tij të vëretuar e të sigurtë, si dhe në fjalët e njohura e të famshme të tij që shprehin lavdërimin e Ibn Tejmijes dhe miqësinë me të e rrënojnë fund e krye këtë broshurë [en-Nasihatu edh-Dhehebije] dhe nxjerrin në shesh pavërtetësinë e atyre që ia mveshin Dhehebiut, madje ajo është një shpifje që kanë bërë kundër tij.

E katërta: kjo broshurë është shkruajtur nga dora e një armiku të betuar të Ibn Tejmijes [dhe jo nga dora e Dhehebiut], i cili përhap shpifje me fjalë boshe. Kështu që, kjo dëshmi [e Ibn Kadi Shubhe] refuzohet në përputhje me rregullat e Sheriatit.

E pesta: deri më sot ne nuk kemi parë ndonjë dëshmi të pranueshme të besueshme që tregon vërtetësinë e asaj broshure që i mvishet atij. Dhe përpara se dikush ta vërtetojë këtë, ai duhet të zhveshë ferrat nga gjembat e tyre. [2]

E gjashta: ne nuk shohim asnjë që t’ia ketë atribuar atë Dhehebiut (rahimehullah) pas Ibn Kadij Shubhes, me përjashtim të bashkëkohësit të tij, el-Hafidh es-Sekhauij (rahimehullah). Dhe meqë ai nuk përmendi asnjë argument për të mbështetur vërtetësinë e asaj broshure, ne nuk kemi asnjë dyshim se mbështetja e tij në këtë dorëshkrim ka ndodhur pas kohës kur ka jetuar Dhehebiu, për shkak se atë e ç’orientoi bashkëkohësi i tij, Ibn Kadi esh-Shubhe. Dhe të dy ata kanë të njëjtin drejtim për sa i përket kundërshtimit të Thirrjes së Ibn Tejmijes (rahimehullah).

E shtata: sa u përket bashkëkohësve që pohojnë se ajo broshurë është e Dhehebiut, ata ose janë njerëz që bashkohen në medh’hebin dhe drejtimin e Ibn Kadi Shubhes, ose janë njerëz që nuk sjellin asnjë argument. E si mund të pranohet thënia e dikujt kur ajo është e zbrazët nga çdo lloj argumenti?

E teta: ashpërsia [në “këshillën” që i drejtohet Ibn Tejmijes] nuk është e hijshme që t’u drejtohet dijetarëve, dhe midis atyre [dijetarëve] është Imam Dhehebiu me Shejkhun e tij, Imami Ibn Tejmije.”

 

Fundnota:
[1] “Kutub Hadharat Minha el-Ulema” (2/309).
[2] Shënim i përkthyesit: Kjo është një shprehje figurative e autorit që nënkupton se vërtetimi i saktësisë së kësaj broshure është po kaq i pamundur sikur të përpiqesh të zhveshësh ferrat nga gjethet e tyre.

 

 

Përktheu Alban Malaj