Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: Kasetë e ligjëratave të Shejkhut e mbajtur në Taif, Sefer 1416 Hixhrij

Pyetje: Unë të nderoj, të vlerësoj dhe të dua për hir të Allahut, por kam një vërejtje ndaj jush, e ajo është se sot, kam lexuar në (revistën) “Mexheletu el-Mexheleh” një fjalim të shkëlqesisë suaj që është shkruar në bazë të asaj që keni thënë ju për Ikhuanul-Musliminët. Nuk e di se çfarë kihet për qëllim me ato fjalë. Editori, për kuptimin e këtyre fjalëve, ka shkruar: “Ikhuanul-Musliminët nuk i kushtojnë rëndësi Akides dhe ringjallin (festimin) e ditëlindjes (së Pejgamberit) si dhe bëjnë shumë bidate.” Jam habitur tej mase nga këto fjalë, ngaqë unë kam patur marrëdhënie me Ikhuanët në Egjipt vite me radhë dhe nuk kam ditur për ta ndonjë gjë prej këtyre (që u përmendën). Siç kam patur marrëdhënie me shkëlqesinë tuaj që prej dhjetë vitesh përafërsisht. Nuk kam hasur ndonjë bidat në raportet me ta apo ndonjë gjë tjetër që është shkruar në këtë artikull. Madje shkaku i sprovave dhe mundimeve që ushtrohen mbi ta është për shkak të qëndrimit të tyre përballë këtyre të këqijave. Andaj, shpresoj nga shkëlqesia juaj verifikimin e këtyre fjalëve, Allahu ju ruajttë.

Përgjigje: Po. Kjo është transmetuar për shumë nga Ikhuanët. Një grup dijetarësh dhe vëllezërish kanë transmetuar se Ikhuanul-Musliminët nuk kanë aktivitet të përgjithshëm dhe të fuqishëm në paralajmërimin ndaj shirkut dhe thirrjes së adhuruesve të varreve.Dhe kjo, sidoqoftë, shihet në librat dhe biografinë e tyre. Pra, nëse iu kthehesh librave të tyre, këto gjëra shihen aty.

E lusim Allahun për mëshirë për të vdekurit e tyre dhe i lutemi për sukses dhe udhëzim për të gjallët e tyre.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

29/4/1436 Hixhrij

18 Shkurt 2015

Medine