Bismilah...

 


Shejkhu ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad ka thënë: “Për sa i përket Xhematit Tablig, atëherë pikë së pari ata kanë gjëra të neveritshme dhe menhexhi i tyre është i shpikur, i pabazë. Ai ka ardhur nga Delhi dhe nuk ka ardhur nga Meka apo nga Medina, por origjina dhe burimi i tij është Delhi në Indi. Dhe India - siç dihet mjaft mirë - është e mbushur plot me bestytni dhe plot me bidate, megjithëse atje ka shumë prej Ehli-Sunetit, ata që janë në Sunet dhe në rrugën e saktë, siç janë Xhema’at Ehlul-Hadith, të cilët janë nga njerëzit më të mirë të atij vendi...

... Themeluesi i tyre [1] është nga njerëzit e bidatit, nga njerëzit e tarikateve Sufije dhe është nga ata që kanë devijuar në ‘Akijde, kështu që ai (menhexhi i Tabligëve) është bidat dhe devijim.

Në ato vende, ai (Xhemati Tablig) është parë që mbështetet tek këto çështje të cilat i vendosi themeluesi i tyre për këtë rrugë (që ndjek Xhemati Tablig). [2] Dhe ata janë të devijuar në ‘Akijden e tyre dhe mes rradhëve të tyre ata kanë Sufij, Esh’arij - ata të cilët nuk janë në menhexhin e Ehli-Sunetit dhe Xhematit, as në Akijde dhe as në cilësitë e tyre.”

Pyetje: Shejkh i nderuar, janë shfaqur grupe të reja si Ikhuanët, Tabligët dhe grupe të tjera. Pra, a janë këto grupe prej Ehli-Sunetit dhe çfarë këshille keni ju lidhur me këtë temë?

Përgjigje: “ Këto sekte të ndryshme e të sapodala - pikë së pari - ato janë lajthitje që datojnë në shekullin e katërmbëdhjetë (Hixhrij). Dhe përpara shekullit të katërmbëdhjetë ato nuk ekzistonin dhe as nuk kishin lindur. Ato ishin në botën e të vdekurve.

Kurse për sa i përket menhexhit dhe rrugës së drejtë, lindja dhe origjina e tij është me dërgimin e të Dërguarit Fisnik (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në çdo gjë që ndoqi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ndoqën Shokët e tij kur u dërgua ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kështu që, kush e imiton këtë të vërtetë dhe këtë udhëzim, atëherë ai ka arritur sigurinë dhe ka shpëtuar. Dhe kush devijon nga kjo, atëherë ai është një i devijuar.

Këto sekte apo këto grupe njihen që kanë gjëra të sakta dhe kanë gabime. Por gabimet e tyre janë shumë të mëdha dhe marramendëse, prandaj duhet të paralajmërohet kundër tyre. Robi duhet të jetë i palëkundur në ndjekjen e Xhematit që është Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah, që janë ata të cilët ndjekin menhexhin e Selefëve të këtij Umeti, janë ata të cilët mbështeten tek ajo që ka ardhur nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe ata nuk i mbështeten filanit apo fistekut dhe as nuk ndjekin tarikate dhe metodologji që u shpikën në shekullin e katërmbëdhjetë mbi këtë menhexh dhe mbi këtë rrugë që është e mirënjohur.”

 

Fundnota:
[1] Ai është Muhamed Iljas el-Kendehleui, i cili ka qenë i mbushur përplot me bidate, shirkijate dhe khurafate (bestytnie, besime të shpikura).
[2] D.m.th. bidatet që vendosi Muhamed Iljasi janë burimi i “udhëzimit” ku mbështeten ata - Allahu na ruajt.
[3] Shkëputur nga libri ‘Xhemat et-Tablig’ (fq. 448-449) nëpërmjet faqes së internetit:http://www.sahab.net/sahab/showthread.php?s=&threadid=290382

 

Përktheu: Alban Malaj