Autor: Rabij bin Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sherhu Akidetis Selefi ue Es’habil Hadith, fq. 138- 139

 

Imam Sabunij, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Xhafer bin Abdullah ka thënë: Një burrë erdhi te Malik bin Enes, d.m.th  që ta pyeste atë për fjalën e Allahut:

الرَّحْمَـٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ

 “I Gjithmëshirëshmi qëndroi mbi Arsh.” Taha, 5

Pastaj Xhaferi tha: Nuk e kam parë Malikun të ndihej aq keq saqë u ndje nga kjo fjalë, atë e mbuluan djersët. Njerëzit heshtën dhe prisnin se çfarë do të thoshte për të. Pastaj Maliku u qetësua dhe tha: “Mënyra e qëndrimit është e panjohur, ndërsa qëndrimi nuk është i panjohur, besimi në të është obligim, kurse pyetja për të është bidat. Dhe unë kam frikë se ti je i devijuar.” Pastaj urdhëroi pyetësi të nxirret jashtë dhe e nxorrën jashtë”.

_________________________________________

Shpjegimi i Shejkh Rabij el-Medkhalij, Allahu e ruajttë:

Ky ishte imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, i cili u mërzit shumë dhe urdhëroi të dëbohet nga mexhlisi i tij ai që pyeti për mënyrën e qëndrimit, si dhe e akuzoi atë në fe!

Çfarë do të thonë këta hadadije për të (për Imam Malikun)?!! Bidatçi?!

Muhabeti nxjerr muhabetin. Mbrëmë pashë një artikull të tyre ku pyesnin njërin nga dijetarë me fjalët: “Çfarë mendoni ju për dikë që e qorton atë që pyet për hadithin e Suras (pamjes)?” Pasha Allahun unë nuk e di si u përgjigj ai dijetari, mirëpo ata duan të më akuzojnë mua!

Pra, të gjitha pyetjet e hadadive janë të këtij lloji. Madje, pasha Allahun, janë edhe më keq!

Pasha Allahun, ndoshta ky që pyeti Malikun, u edukua, përfitoi, u ndal nga pyetjet e tilla dhe nuk shkoi ta luftonte Malikun, ndërsa këta hapën faqe interneti për të bërë luftë! Kurse ai që e pyeti imam Malikun, nuk hapi faqe kundër tij, as nuk shkoi ta përhapte nëpër vende të tjera e të thotë që Maliku më dëboi mua, e kështu e ashtu, ndërkohë që unë pyeta për të vërtetën, e të sjelli njëmijë dyshime dhe gënjeshtra. Pra, ai u shtyp dhe mbaroi me kaq kjo gjë!

Mirëpo këta nuk shtypen. Këta nuk i ndal gjë tjetër veç shpatës, burgosjes dhe syrgjynosjes.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi