Autor: Shejkh Khalid edh-Dhufejri

Burimi: http://ar.miraath.net/audio/7888

Burimi: Ligjëratë e Shejkh Khalid edh-Dhufejrit, “Simatul-Menhexhi-Selefij,” , min 30:53

 

Pyetje:

A të hyj në ndonjë shoqatë apo organizatë të caktuar, porse nuk pranoj asnjë diktat apo kusht? D.m.th kjo është përmbajtja e pyetjes.

 

Përgjigje:

E kemi përmendur këtë o vëllezër! Ata në fillim të shfaqin sunnetin, kjo është një hile e njohur. Ehli Sunneti kanë patur përvojë në shumë vende. Në fillim të thotë ty: Pa kushte, pa diktate.

Porse, kush është ai që i ndërton xhamitë?! Ata.

Kush janë ata që kanë nevojë për mus’haf?! Ti (ke nevojë dhe) u kthehesh atyre.

 

Tek kush do kthehesh për të marr diçka të caktuar (për ndonjë nevojë)?! Ti (ke nevojë dhe) u kthehesh atyre.

Kështu që, ti lidhesh me ta. Kjo është ajo që duan ata. Çështja arrin deri aty sa që nuk mund t’i heqësh qafe ata, kështu që ti bëhesh i lidhur me ta. Andaj, o vëllezër nuk është qëllimi mbledhja e lekëve. Daveti ynë siç ka thënë Shejkh Mukbil – Allahu e mëshiroftë –:

“Sikur nxënësit e mi të ishin nën një pemë, do të mbanim mësim.”

 

Dhe ai e shkroi librin “Dhemmul-Meseleh” (Qortimi i lypjes), edhe pse kishin varfëri dhe kishin nevojë, ai shkroi librin në lidhje me qortimin e lypjes. Andaj, sunniju është krenar me sunnetin dhe nuk ia hap derën e sherrit as vetes e as vëllezërve të tij, kështu që kjo futet tek ai që sjell në Islam një sunnet të keq, ai ka mëkat dhe ata që punojnë me të kanë mëkat.

Në fillim ata grupacione e fusin Ehli Sunnetin pa ndonjë kusht, ata kanë fuqi dhe të financojnë, të mbështesin, të lidhin me vetet e tyre dhe më pas, turpi yt do të bëj që të mësohesh e të mos i kundërshtosh ata, dhe fuqia e tyre do të zmbraps nga kundërshtimi i tyre, kështu fillon devijimi.

Kështu që, këshilla e dijetarëve është paralajmërimi ndaj shoqatave me kushte apo pa kushte.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari