Shejkh Rabij bin Hadij el Medkhalij



Pyetësi:

Shejkh, Allahu u shpërbleftë me të mira. Shoqatat o Shejkh, Allahu u ruajt, ngase ju, siç e dini, janë përhapur, domethënë, daveti po bëhet me to. Dhe disa të rinj u lidhën me disa studentë të dijes dhe arritën të merrnin disa fetva për lejimin e hapjes së shoqatave. Kështu që, ne kërkojmë një fjalë që të tërheqë vërejtjen, Allahu ju ruajt o Shejkh.

Shejkh Rabij’:

Ua kemi sqaruar këtë në shumë lidhje që kemi patur me ata. S’ka shoqatë me emrin “Selefijeh” që të mos ketë dështuar plotësisht! Dhe i lumtur është ai që merr mësim nga pësimi i të tjerëve. Shoqatat në botë, barakAllahu fijk, në Britani shoqata “Ehlul-Hadijth”, në Sudan shoqata “Ensarus-Sunneh” dhe një shoqatë e dytë! Në Egjipt disa shoqata, që të gjitha ranë dhe dështuan plotësisht!! E harrojnë dijen dhe bëhet interesi i tyre dynjaja, bëhet interes i tyre politika! BarakAllahu fijkum! Prandaj zhvishuni nga këto gjëra për Allahun Tebarake ue Te’ala. UAllahi kjo është nga eksperienca se çdo shoqatë që u hap – dhe unë u sfidoj juve që të më tregoni një shoqatë që është e qëndrueshme sot në Menhexhin Selefij!! BarakAllahu fijkum. Sepse këto shoqata kanë synime materiale e politike... barakAllahu fijkum, edhe nëqoftëse arrijnë t’i mashtrojnë njerëzit! Mirëpo këto janë shtysat. BarakAllahu fijkum.


Pyetësi: Kështu janë edhe votimet o Shejkh??

Shejkh Rabij’: Çfarë?

Pyetësi: Kështu janë edhe votimet, Allahu u ruajt!

Shejkh Rabij’: Natyrisht!

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj