Kjo ligjëratë ishte apostafat për shoqatat dhe pasojat që sjellin ato.

 

Shejkh Ebu Abdil A'la: Me ju është vëllai (Mahmud) o Shejkh, Allahu të bekoftë.


Mahmud: Es-Selamu alejkum o Shejkh i nderuar.


Shejkh Rabij: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berakatuhu.


Mahmud: Cila është këshilla juaj o Shejkh  për çështjen e shoqatës "Ehul Hadith ue Ether" dhe shoqatave tjera që gjenden në Egjipt ne varësi te Ministrisë së Sigurimeve Shoqërore, Çështjeve Sociale"?


Shejkh Rabij: Une kam dije për shoqatat brenda dhe jashtë këtij vendi – barek Allahu fijk – nuk është themeluar ndonjë shoqatë selefije në Egjipt, Sudan, Jemen apo në vende të tjera, përveçse devijoi! Dhe prej synimeve më të rëndësishme të tyre është: gara për udhëheqje, gara për pasuri, pastaj përfundimi ishte humbja, (...)1  dhe devijimi i largët.

Të them ty:

 



"Ju e keni shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut." (el-Ahzab, 21).


Daveti i të Dërguarit të Allahut nuk filloi prej shoqatave! Porse filloi prej xhamisë, pastaj prej xhamive të tjera, pastaj u përhap saqë u mbush e gjithë bota, përmes këtyre xhamive Allahu e çliroi dynjanë.
Më pas Selefët e Devotshëm prej imamëve të hadithit, fikhut dhe tefsirit nuk e përhapën dijen përveçse nëpërmjet xhamive dhe shtëpive të tyre, dhe Allahu solli dobi prej tyre, u zgjerua daveti selefij prej tyre derisa arriti tek ne në formën më të mirë, pastaj kur shoqatat e qarkulluan davetin, atëherë humbi dhe u shqye.

Mua me kërkoi mendim vëllai Ebu Abdil 'Ala para disa ditësh tha: UAllahi kemi hapur një shoqatë dhe kështu.

I thashë atij: Më pyete më parë dhe të thashë ty: Jo, apo ashtu siç ia përmenda atij në atë kohë.

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: Dhe tani filloi (...) shoqata juaj u zvarrit, ardhja e të keqes po shfaqet! Çfarë doni? Qysh (...) kjo? Shoqatë, "Shoqata Ensarus Suneh" themeluesit e saj ishin burra, "Muhamed Hamid" dhe të tjerë si Ai – Allahu ju bekoftë – dhe Allahu solli prej saj dobi të mira, pastaj – Allahu të bekoftë – i kaluan kufijtë (...) mbi të! UAllahi unë futesha në "Qendrën Ensarus Suneh" dhe dëgjoja të bërtitura, spekulime, probleme dhe fitne!! E gjithë kjo për pasuri dhe për dynja!  Kjo ka qenë shumë herët para tridhjetë vitesh, po tani? (...) o vëlla:

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: Ai i cili ka dije – ah sikur ta kishte braktisur (shoqatën) – xhami, të mbajë një xhami, të japi mësim në të, aq sa të vijnë dhjetë, njëzetë, tridhjetë, sa të mundet, dhe i mëson ata, u mëson atyre libra përmendësh, u mëson atyre tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, dhe të tjerëve u mëson Fik'hun, Hadithin, Tefsirin, gjuhën Arabe dhe shkencat e  tjera, e kështu me radhë, që të nxjerrim prej tyre dijetarë, dhjetë dijetarë janë më mirë se sa qindra shoqata si këto të cilat shndërrohen në mjete për prishje dhe humbje.

Mahmud: Nëse nuk na mundësohet neve –  O Shejkh i nderuar – përveçse nëpërmjet shoqatave? Dhe nëse (...)  nga të tilla çështje në të cilat ranë shoqatat e tjera? Atëherë si është zgjidhja?

Shejkh Rabij: UAllahi, zgjidhja është të përpiqeni që të keni një xhami dhe të jepni mësim në të; Shejkh Mukbili nuk formoi shoqatë, porse i luftoi shoqatat. A e përmendët Shejkh Mukbilin? Nuk themeloi shoqatë, porse bëri xhami dhe Allahu solli dobi prej saj, nuk formoi shoqatë, porse bëri xhami dhe Allahu solli dobi prej saj, u hapën të gjitha xhamitë në Jemen, te gjitha këto quhen – Allahu te bekoftë - qendra porse në realitet ato janë medrese – Allahu të bekoftë – nuk janë shoqata, dhe ato tani i luftojnë (...) shoqatat.
Allahu dha dobi prej tyre dhe i goditën shoqatat  - Allahu ju bekoftë – ju përpiquni të ndiqni rrugën e Selefëve në përhapjen e Akijdes, Menhexhit dhe dijes së saktë – Allahu ju bekoftë – rinia tani nuk kanë dijetarë, do i rrafshojnë shoqatat, pastaj ç'a do dalë prej tyre? Kush do dali prej tyre? Ata deri tani janë xhahila (të paditur) si do i edukojnë njerëzit?!! Të kujdesen për të nxjerr dijetarë dhe të nxjerrin dijetarë?

Mahmud: Po, po, o Shejkh i nderuar.

Shejkh Rabij: A  kështu nxirren dijetarët o Shejkh?!

Mahmud: Jo, jo natyrisht, jo sikur ne të themelonim një qendër për të dhënë dije atëherë do përballeshim me çështje të tjera që mund të binim në to p.sh: futja në taksa, sigurime, e të ngjashme me to të cilat gjenden në kushtetutën e Egjiptit.

Shejkh Rabij: Mirë, po për shoqatën a ka taksa?

Mahmud: Jo, për shoqatat nuk ka taksa as sigurime kurse paratë vendosen në bankë.

Shejkh Rabij: Çdokush prej jush të mbaj një xhami, kaq, as qendër e as shoqatë,  çdokush të mbaj një xhami dhe të japi mësim në të.

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: Të përpiqet të bjerë dakord me xhematin – Allahu të bekoftë – dhe të japi mësim në të me aq dije sa ka dhe Allahu jep dobi me këtë përpjekje, ose me këto përpjekje dhe nxjerr prej jush dijetarë (...) me selefije boshe!

Mahmud: Po, po, mirë o Shejkhu jonë, (duam) këshillë të përgjithshme për kryetarët e shoqatave në Egjipt, ta inçizojmë tani – Shkëlqesia Juaj  - për çfarë këshillon?

Shejkh Rabij: UAllahi kryetarët e shoqatave nuk i dëgjojnë këshillat e mia! Sikur t'i dëgjonin këshillat e mia do ta kishin përhapur dijen pa këto shoqata! O Shejkh (... këshillat tona).

Mahmud: D.m.th: të vazhdojmë tani me...

Shejkh Rabij: (...) i këshilluam! Këshilluam (...)! i këshilluam të tjerët, këshilluam "Ensarus Suneh" në Sudan i këshilluam porse përfundimi ishte humbje sikurse e shihni.

Mahmud: Tani a të procedojmë me shpërbërjen e shoqatës "Ehlul Hadithi uel Ether"?

Shejkh Rabij: UAllahi nëse shikoni se ka filluar shkatërrimi dhe sherri prej tani dhe ajo është siç tregoi (...nuk rresht së zvarrituri), rehatohuni (hiqeni qafe) prej saj  d.m.th.  - Allahu të bekoftë – d.m.th: një dijetar i vetëm është më mirë se dhjetëra shoqata o Shejkh.

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: Një dijetar i vetëm të nxjerri një numër të vogël dijetarësh është më e mirë se qindra shoqata.

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: E cila (...) për dynjanë dhe garën për pasuri në këtë bote,  pastaj humbje për davetin!

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: D.m.th: ka shoqata të cilat janë të fuqishme kanë pasuri dhe sa herë që Ehli Suneti themelon një shoqatë, ata (hizbit) e mbizotërojnë atë dhe ia devijojnë rrugën asaj! Qysh (...) dhe në duart e këtyre (...) humbet daveti!! Sikurse ndodhi me "Ensarus Suneh" në Egjipt, Sudan dhe në Jemen  përveç Shejkh Mukbilit, Allahu e mëshiroftë .

Mahmud: Allahu e mëshiroftë, po.

Shejkh Rabij: Allahu te bekoftë.

Mahmud: Edhe ty të bekoftë Allahu.

Shejkh Rabij: Këtu qëndron çështja (...) në to (...) sikurse e shikoni, "Ensarus Suneh" tani kanë prirje politike apo jo?

Mahmud: Ah.

Shejkh Rabij: "Ensarus Suneh" tek juve të cilët quhen "Ensarus Suneh"  a kanë prirje politike?

Mahmud: Po, gjendet në të hizbije...

Shejkh Rabij: Cili është qëndrimi i tyre kundrejt Ikhuanul Muslimin?! Cili është qëndrimi i tyre kundrejt Kutbijve?!  Çfarë  (...)?

Mahmud: Po, tek ajo ka hizbije, madje edhe në degëzime (të fesë) o Shejkh!

Shejkh Rabij: Çfarë ka në të? U shndërrua e gjitha?

Mahmud: Po, po.

Shejkh Rabij: Po, Allahu të bekoftë, (.......) Allahu të bekoftë, nëse ishte ajo shoqatë të cilën e themeluan dijetarë, (...) juve u treguat të sinqertë porse do ju zëvendësojnë juve prej (...) këtij lloji të cilët (...) shoqata (...) me dije, dëshmi dhe argumente në rrugën e Selefëve, kjo  - dhe Allahu është më i Dituri – unë mendoj se kjo është më afër hairit dhe më e pranueshme.
Këtë (...) them atë që kam unë d.m.th. (...) për këto shoqata – Allahu të bekoftë – dhe ajo është se ato kanë probleme shumë të këqija të cilat nuk kufizohen vetëm mbi shoqatat dhe kaq, porse mbi të gjithë ata që kanë lidhje me to.

Mahmud: Mirë, ka një çështje tjetër o Shejkh, në lidhje me udhëheqësit këtu në Egjipt, ata d.m.th. ia ngrenë vlerën shoqatës "Ehlul Hadijthi uel Ether" dhe i këshillojnë nxënësit e dijes që të drejtohen nga shoqata, çfarë t'u themi atyre tani?

Shejkh Rabij: Sa dijetar keni në këtë shoqatë?

Mahmud: Me ne është Shejkh Khalid Ebu Abdil A'la, Shejkh Mahmud Lutfij Amir dhe Shejkh Hasen Bin AbdulUehab El-Bena.

Shejkh Rabij: (........)

Mahmud: Jo, ai gjithashtu është më ne në shoqatën "Ehlul Hadijthi uel Ether".

Shejkh Rabij: Po, ai mundë të jetë  atje në shoqatë të pavarur dhe njëkohësisht pjesëmarrës me ju në këtë shoqatë.

Mahmud: Po.

Shejkh Rabij: Po, Allahu të bekoftë.

Mahmud: Mirë! Çfarë t'u themi udhëheqësve në lidhje me këtë çështje?

Shejkh Rabij: Kjo ju përket juve,  diskutoni me njëri-tjetrin dhe shikojeni gjendjen.

Mahmud: Po, po.

Shejkh Rabij: Unë ua dhashë mendimin tim.

Mahmud: Po, po, mirë.

Shejkh Rabij: Ja, ju e mësuat këtë (...) përfundimin e shoqatave, nëse do të ishte përfundimi i tyre i mirë, atëherë mbaroi kjo punë! Do duronim disa dëme për shumë dobi, porse këto fillojnë me sherr dhe mbarojnë me sherr!

Mahmud: Po, Allahu ta shpërbleftë me të mira o Shejkhu jonë! Tani me eminencën tuaj "Ebu Abdil A'la."

Shejkh Rabij: Allahu ju dhëntë jetë dhe (Pasha Allahun, të folurit më dëmton o djema).

Shejkh Ebu Adbil A'la: Allahu ta shpërbleftë o Shejkhu jonë dhe Allahu të bekoftë, e lusim Allahun që të na bëjë dobi me këtë këshillë, dhe që...

Shejkh Rabij: (... dijetarët) përpiquni në edukimin e njerëzve, që të nxjerrin dijetarë t'i mbyllin (...)  shtigjet.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Po, po.

Shejkh Rabij: Ndërsa shoqatat nuk i mbyllin shtigjet e duhura! (...) t'i mbyllin shtigjet.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Po, (Allahu Ekber) UAllahi o Shejkh d.m.th: kjo është e cila na sqaron neve, neve në fillim synonim që të ishte shoqata jonë sikur këto shoqata! Porse mendimi im ishte që ajo do të jetë qendër dije si qendra e Shejkh Mukbilit, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, porse ajo që është e qartë është se shoqata është e pandashme nga rregullat e shoqatave, dhe kjo i jep shansin djemve që të edukohen me dashurinë për drejtim dhe kryetar!

Shejkh Rabij: Shejkh Mukbili nuk pranonte që xhamia e tij të quhej qendër.

Shejkh Ebu abdil A'la: Ah! Ah!

Shejkh Rabij: Njerëzit e quajtën qendër porse ajo nuk është tjetër veçse xhami.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Po, po.

Shejkh Rabij: Në kohën që erdhi radha e (...) në shoqatat dhe qendrat, e arsyetuan urrejtjen (duke thënë) kemi xhami por nuk kemi qendër dhe (...)

Shejkh Ebu Abdil A'la: Dhe kjo uAllahi o Shejkhu jonë në fund i këshillova me të vëllezërit tanë, ju thashë atyre: I Dërguari (salaAllahu Alejhi se sel-lem) e filloi davetin e tij prej xhamisë, filloi daveti i tij prej xhamisë dhe gjithashtu ju e keni për obligim që të përqendroni përpjekjet tuaja në nxjerrjen e nxënësve të dijes, nuk është mbi ...

Shejkh Rabij: Të keni tre, katër në një xhami, jepni mësim në sabah, në drekë, në aksham. Dituri! Dituri! Dituri! A nuk është më mirë se shoqatat?! Dhe (...) dhe deri në fund.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Po, po uAllahi o Shejkh d.m.th: elhamdulilahi i Cili na mundësoi neve që të dëgjojmë këtë këshillë prej jush, dhe e lusim Allahun (Azze ue Xhele) që të na japi ne mirësi me ty dhe që të na bëjë dobi me dijen tënde o Shejkh.

Shejkh Rabij: Elhamdulilahi Rabil Alemijn.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Dhe insha-Allah d.m.th: ju përgëzojmë ju me hajr, insha-Allah.

Shejkh Rabij: E lus Allahun që t'ju forcojë në progresin tuaj.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Amin, amin.

Shejkh Rabij: Dhe t'ju bekoj në përpjekjet e tuaja.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Amin, amin.

Shejkh Rabij: Dhe që t'ju japi fryte të mira.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Amin, amin.

Shejkh Rabij: Allahu ju dhëntë jetë.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Allahu ju bekoftë o Shejkhu jonë.

Shejkh Rabij: Unë kërkoj leje, Allahu të bekoftë. (...).

Shejkh Ebu Abdil A'la: Allahu ta shpërbleftë me të mira o Shejkh, e lus Allahun që t'ju ndihmojë, Allahu të nderoftë o Shejkh.

Shejkh Rabij: Allahu ju ruajt, Allahu ju dhëntë jetë.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu, o Shejkhu jonë sikur ta kishim inçizuar datën e sotme, vetëm kaq o shejkh.

Shejkh Rabij: Ah.

Shejkh Ebi Abdil A'la: Të inçizojmë datën vetëm kaq, dita e dhjetë e Ramazanit e vitit 1429 hixhrij.

Shejkh Rabij: Po, Allahu ju bekoftë.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Allahu ta shpërbleftë me të mira o Shejkhu jonë.

Shejkh Rabij: Allahu ju dhëntë jetë.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Ne ju kërkojmë leje që ta përhapim këtë që inçizuam insha-Allah, Allahu ju bekoftë.

Shejkh Rabij: Allahu ju dhëntë jetë.

Shejkh Ebu Abdil A'la: Insha-Allah, Allahu ta shpërbleftë me të mira o Shejkh, Allahu ju ruajt, Allahu ju bekoftë, es selamu alejkum ue rahmetullah.

1:Shënim i transkriptuesit: Kllapat (...) tregojnë për fjalë që nuk munda t'i transkriptoj për shkak të incizimit të dobët, ose nuk e kam transkriptuar sepse nuk isha i sigurt.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Muhamed Kallashi