Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Marrë nga seria e mësimeve te shejkhut: “Tefsiri i Sures el-Huxhurat deri tek tefsiri i Sures en-Nas” e hënë 15 sheual 1427 hixhrij

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, Prind i nderuar, pyetësi thotë: Cili është gjykimi i bërjes së fotografimit nga kamera e celularit, për të cilën disa njerëz thonë se ky është vetëm fotografim i një hije dhe tek kjo nuk ka ndonjë ndalesë, kështu që cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje:

Nuk ka ndonjë ndalesë sipas tij, ndërsa sipas Sunetit dhe argumenteve fotografimi në përgjithësi është haram (i ndaluar) dhe ai që bën fotgrafi është i mallkuar. Dhe ai (bërësi i fotove) do të jetë nga më të dënuarit në Ditën e Gjykimit.

Atëherë, kush është ai që e përjashton (fotografimin) me celular nga kjo (ky kërcënim në hadith, sh.p)? Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e bëri haram fotografimin në mënyrë absolute me çfarëdo lloj mjeti, qoftë ai: telefon celular, kamerë, pikturim me dorë, vizatim, ai i bëri haram plotësisht.

Pra, kush është ai që bën përjashtim nga ajo çfarë ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe e korrigjon të Dërguarin? Përveç se dijetarët Muhakkikin (verifikuesit) bëjnë përjashtime në rast domosdoshmërie. Në qoftë se një person ka nevojë të bëjë një foto për një domosdoshmëri (pasaportë apo dokument identifikimi, sh.p) atëherë ajo është e lejuar për shkak të kësaj domosdoshmërie. Fjala e të Lartësuarit:

وَقَدْ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلَّا مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ

...ndërkohë që Ai ua ka shpjeguar juve me imtësi atë që është e ndaluar për ju, përveç nëse jeni të detyruar për ndonjë nevojë.” [El-En’am, 119]

Sa për bërjen e fotos (pikturës) për hobi apo për art, bërja e fotos me kamerë apo me dorë apo me çdo gjë tjetër, atëherë ajo është haram, dhe nuk lejohet përveç se vetëm në rast të domosdoshme, në varësi të domosdoshmërisë, si lehtësim. Lehtësim vetëm për shkak të domosdoshmërisë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari