Autor: Abdur-Rahman bin Nasir es-S’adij

Burimi: Tejsirul Kerimi Rrahman, fq. 179

 

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:   

﴿وَلَا تَكُن لِّلْخَائِنِينَ خَصِيمًا ﴾

“Mos polemizo për të mbrojtur tradhtarët.” En-Nisa, 105

D.m.th. mos polemizo për të mbrojtur atë që ti e di se ka tradhtuar, qoftë ai nga ata që pretendon diçka që nuk është e vetja apo mohon të drejtën e dikujt, pa marrë parasysh e bën këtë me dije apo mendon se është ashtu.

Në këtë ajet ka argument për ndalimin e polemikave për të kotën, si dhe për ndalimin që dikush tjetër të polemizojë në vend të atij që është në të kotën, qofshin polemika fetare apo të drejta dunjaje. Ky ajet nënkupton se lejohet që të futesh në debat për të folur në vend të atij që nuk njihet për zullum.    

 

Përktheu: Muhamed Kallashi