Burimi: http://quran.ksu.edu.sa/tafseer/tabary-baghawy-katheer/sura19-aya33.html

 

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

“Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem!” Merjem, 33

 

 

Tefsiri i Ibën Xherir et-Taberij për këtë ajet:

 

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

Fjala e Tij: “Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem!” Merjem, 33

(Isa – alejhi selam) thotë: shpëtimi i Allahut nga shejtani dhe ushtria e tij në ditën që u linda që të mos bëjë shejtani me mua atë që bën me të tjerët kur lindin, e që është goditja e tij (të porsalindurit). Ditën që do të vdes, jam i shpëtuar (i siguruar) nga pamjet e tmerrshme (në varr, sh.p.), dhe Ditën e Gjykimit kur të ringjallem, jam i shpëtuar nga kaplimi i lemerisë dhe tmerrit, e cila do t’i kaplojë njerëzit për shkak të pamjeve e tyre të tmerrshme.

Siç na ka treguar Ibën Humejd, i cili ka thënë: na ka treguar Selemeh nga Ibën Is’hak, e ky nga ai që nuk akuzohet, nga Uehb bin Munebbih i cili për ajetin:

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

“Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem!” Merjem, 33

 

Ka thënë: “U tregon atyre ngjarjen e vet se ai nuk ka baba dhe se do të vdes, e pastaj do të ringjallet.”

 

 

 

 

Tefsiri i Begauijut:

 

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

“Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem!” Merjem, 33

“Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda...” do të thotë shpëtimi pas lindjes nga goditja e shejtanit. “...ditën kur të vdes...” pra në vdekje (jam i shpëtuar) nga shirku. “... dhe ditën kur të do të ringjallem,” jam i shpëtuar nga frika e tmerrshme. Kur Isa u foli atyre (Jehudëve) me këto fjalë, ata e kuptuan pafajësinë e Merjemes (se ajo nuk është e përdalë). Pastaj Isa – alejhi selam – heshti dhe nuk foli pas kësaj deri sa arriti periudhën në të cilën fëmija fillon të flas.

 

 

 

Tefsiri i Ibën Kethirit:

 

Fjala e Tij:

وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا

“Selami (shpëtim prej Allahut) për mua ishte ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem!” Merjem, 33

Ky ajet vërteton nënshtrimin e tij si rob që adhuron vetëm Allahun e Plotfuqishëm e të Madhëruar dhe se ai është një krijesë nga krijesat e Allahut që jeton dhe vdes dhe do të ringjallet ashtu siç do të ringjallen krijesat tjera, porse ai ka shpëtimin nga këto situata (lindjen, vdekjen dhe ringjalljen) të cilat janë më të vështirat për robërit. Lavdërimet e Allahut dhe shpëtimi i Tij qoftë për të.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari