Autor: Ibën Kethijr

Burimi: Umdetut-Tefsir, 2/622

 

 

Thotë Allahu i Lartësuar:

وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ ﴿٦٠﴾

“Dhe ata të cilët japin (sadaka) nga ajo që u është dhënë (prej pasurisë) dhe zemrat e tyre janë të frikësuara sepse e dinë me siguri se tek Zoti i tyre do të kthehen.”

El-Mu'minun, 60

 

 

Tefsir ibën Kethijr:

 

Transmetohet nga Aisheh – RadijAllahu anha – e cila tha: O i Dërguari i Allahut (në Ajetin):

﴿ وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ ﴾

“Dhe ata të cilët japin (sadaka) nga ajo që u është dhënë (prej pasurisë) dhe zemrat e tyre janë të frikësuara...”

A është për qëllim ai që vjedh, bënë imoralitet, pi alkool dhe i frikësohet Allahut – Azze ue Xhel –?

(I Dërguari i Allahut) tha: “Jo, o bija e Siddikut (Ebu Bekrit)! Është për ata që falen, agjërojnë, japin sadaka dhe kanë frikë se nuk pranohet prej tyre!”

 

 

 

Përktheu: Servet Mata