Bismilah...

Autor: Shejkh Abdu-Rrahman es-Sadij

 

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

“Dhe çfarëdo fatkeqësie që t’ju kaplojë është pasojë e veprave tuaja (të këqija) dhe Ai (Allahu) ju fal për shumë (mëkate) të tjera.” Esh-Shuura, 30

________________

 

 

Shejkh Abdu-Rrahman es-S’adij – rahimehuLlah – e komenton këtë ajet dhe thotë:

I Lartësuari na lajmëron se çdo fatkeqësi që i godet ata në trupat, pasuritë dhe fëmijët e tyre, si dhe në atë që ata e duan dhe është e shtrenjtë për ta, përveç si pasojë e veprave të këqija që ata i kanë bërë dhe se ajo që Allahu i fal është akoma më shumë, sepse me të vërtetë, Allahu nuk ju bën padrejtësi robërve, porse ata i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.

وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِن دَابَّةٍ

“Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të veprave (të këqija) që bëjnë, nuk do të kishte lënë në faqen e dheut asnjë gjallesë (duke i shkatërruar bashkë me njerëzit).” Fatir, 45

Dhe kjo që Allahu nuk i dënon njerëzit, nuk është lënie pas dore nga ana e Tij që i vonon dënimet dhe nuk është paaftësi nga ana e Tij.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

4 Gusht 2015