Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/9011

 

Pyetje:

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ

“Dhe çfarëdo fatkeqësie që t’ju godasë është pasojë e veprave tuaja (të këqija) dhe Ai (Allahu) ju fal për shumë (mëkate) të tjera.” Esh-Shuura, 30

 

Dhe thotë:

قُلْ لَنْ يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَنَا

“Thuaj: Nuk do të na godasë vetëm se ajo që na e ka shkruar Allahu.” Et-Teubeh, 51

 

Çfarë do të thonë këto dy ajete? Si të bëjmë bashkim midis këtyre dyve duke e ditur se nga pamja e jashtme duken si kontradiktor?

 

Përgjigje: Nuk ka kontradiktë o vëlla. Allahu i Lartësuar na ka sqaruar se ajo që na godet neve është shkak i asaj që veprojmë nga veprat e këqija, dhe ka sqaruar se ajo që ndodh është me caktimin e Tij (kadan dhe kaderin e Tij).

قُلْ لَنْ يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَنَا

“Thuaj: Nuk do të na godasë vetëm se ajo që na e ka shkruar Allahu.” Et-Teubeh, 51

 

Dija dhe caktimi (kaderi) i Tij i paraprin çdo gjëje, porse Ai – i Përsosuri nga çdo e metë – e ka lidhur atë që na ndodh dhe na godet me atë që është pasojë e gjynaheve tona, edhe pse ato janë të shkruara me kader. Porse ne mund të bëjmë vepra dhe kemi zgjidhje. Kështu që, çdo gjë ndodh me kader, siç janë veprat e mira dhe gjynahet. Ato mëkate që na ndodhin neve, janë pasojë e veprave tona; ne do të merremi në llogari për to. Kur ne bëjmë një gjë dhe jemi të vetëdijshëm, ne do të merremi në llogari për të. Prandaj, Ai – i Pastri nga çdo mangësi – ka thënë:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ

“Dhe çfarëdo fatkeqësie që t’ju godasë është pasojë e veprave tuaja (të këqija) dhe Ai (Allahu) ju fal për shumë (mëkate) të tjera.” Esh-Shuura, 30

 

Dhe në ajetin tjetër:

مَّا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ۖ وَمَا أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٍ فَمِن نَّفْسِكَ

“Çdo e mirë që të vjen ty, është prej Allahut, dhe çdo e keqe që të godet, është prej vetes tënde (për shkak të gjynaheve).” En-Nisa, 79

 

Nuk ka kontradiktë në mes kaderit dhe veprës. Pra, kaderi është pararendës dhe Allahu – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari – ka argumente bindëse. Kurse ajo që bëjmë janë veprat tona, siç është: zinaja, pirja e alkoolit, lënia e namazit, mosrespektimi i prindërve, ndërprerja e lidhjeve farefisnore – këto janë nga veprat tona. Ne meritojmë dënim për to për shkak të shkujdesjes dhe mangësive tona. Sepse ne kemi zgjidhje dhe kemi vepra që na përkatësohen neve, edhe pse kjo ka qenë e shkruar më përpara dhe e caktuar (me kader) në Dijen e Allahut.

Kështu që, kaderi nuk është argument për veprimin e turpeve dhe veprave të këqija. Allahu – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – posedon urtësi të pafund për atë që ka kaluar, e cila është në kaderin, Dijen dhe shkrimin e Tij. Ne jemi përgjegjës për veprat, gabimet dhe mangësitë tona. Do të merremi në llogari për to, përveç nëse na fal Zoti ynë.

Andaj, ti e din se nuk ka kontradiktë midis këtyre ajeteve: njëri tregon se veprat tona janë rezultat i asaj që ne bëjmë dhe meritojmë ndëshkim për to; ato janë vepra që i kemi bërë me zgjidhjen tonë. Ajeti tjetër tregon se ajo (vepër) është shkruar dhe është caktuar në të kaluarën në Dijen e Allahut. Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë:

إن الله قدر مقادير الخلائق قبل أن يخلق السماوات والأرض بخمسين ألف سنة، وعرشه على الماء

“Allahu caktoi (me kader) për krijesat para se të krijoheshin qiejt dhe toka përpara 50.000 viteve dhe arshi i Tij ishte mbi ujë.”

 

Pra, Ai – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm, i Dituri për çdo gjë, Dija e të Cilit i ka paraprirë çdo gjëje dhe Ai – i Pastri nga çdo e metë dhe i Lartësuari – shkroi çdo gjë. Dhe në një ajet tjetër Ai – i Pastri nga çdo mangësi – thotë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

“Nuk ka fatkeqësi që bie në tokë apo mbi ju përveç se është shënuar në Librin (Leuhi-Mahfudh) para se t’i krijonim ato (tokën dhe juve). Kjo për Allahun është vërtet e lehtë” El-Hadid, 22

 

Kështu që, Libri (Leuhi-Mahfudh) i Allahut është paraprijës dhe Dija e Tij – të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit – është paraprijëse, kaderi i tij është paraprijës. Veprat tona do të llogariten, ato na atribuohen neve dhe na shkruhen. Ato janë prej veprave tona dhe zgjedhjes sonë. Kështu shpërblehemi për të mirën me shpërblim të mirë, siç janë veprat e mira dhe llojet e ndryshme të të mirës dhe dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe meritojmë ndëshkimin për veprat tona të këqija, siç janë mosrespektimi i prindërve, zinaja, vjedhja, dhe gjynahet tjera e kundërshtimet.

Prej Allahut kërkohet ndihmë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

12 Gusht 2015