Bismilah...

Shkëputur nga Tefsiri i Imam el-Begauij rahimehullah, “Me’alim et-Tanziil” (vëll.4/fq.303).

 

أُولَئِكَ الْمُقَرَّبُونَ (١١

11. “Ata janë të afërtit.” – tek Allahu. “Në kopshtet e kënaqësisë.” -

Domethënë, ata që prinë në dynja në mirësi, ata janë që do të prijnë në Ahiret në hyrjen në Xhenete, janë ata të cilët janë cilësuar se do të jenë të afërt tek Allahu.

فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ ( ١٢) ثُلَّةٌ مِنَ الأوَّلِينَ (١٣

12-13. “Në kopshtet e kënaqësisë. Janë një turmë e madhe prej të mëhershmëve.”

Domethënë, nga popujt e shkuar, që nga Ademi (‘alejhis-selam) e deri në kohën e Pejgamberit tonë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). fjala “thuletun” do të thotë grumbull shumë i madh njerëzish me numër të papërcaktuar.

وَقَلِيلٌ مِنَ الآخِرِينَ (١٤

14. “Dhe pak prej të mëvonshmëve.”

Domethënë, nga ky Umet. Ka thënë ez-Zuxhaxh: “Ata që panë të gjithë Pejgamberët, që nga Ademi (‘alejhis-salatu ues-selam) dhe i besuan atyre, janë më të shumtë se ata që panë Pejgamberin (Muhamed, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”

 

Përktheu: Alban Malaj