Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=41560

 

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi. Kjo është një pyetje nga të rinjtë selefij në Britani që pyesin për gjykimin e qëndrimit në vendet e kufrit duke i ikur tiranisë së qeverive të shteteve Islame dhe cili është gjykimi i marrjes së nënshtetësisë së Britanisë?

 

Përgjigje: UAllahi, unë e di që nëntëdhjetë për qind (90 %) e atyre që shkojnë në Evropë apo Amerikë nuk shkojnë për shkak se i ndjekin qeveritë e as për ndonjë gjë tjetër. Edhe në qoftë se e ndjek atë qeveria, ai bën durim. Kur Ahmed bin Hanbel u torturua, a iku dhe u arratis në vendet e kufrit? Unë po ju pyes, Ahmed bin Hanbel dhe të tjerët, pastaj Ibën Tejmijeh kur u torturua dhe u burgos, a iku në vendet e kufrit? Allahu ju bekoftë.

 

Ai bën durim; jeton në vendin e tij qoftë edhe në burg; burgu është më mirë për të se sa të shkojë në Evropë apo Amerikë, sidomos kur ata kanë aktivitete dhe komplote në integrimin e Muslimanëve në shoqëritë e tyre, krishterimin e tyre dhe konvertimin në ateistë dhe zindikë. Këto janë komplote të moçme dhe tani i zbatojnë ato. Shumë prej thirrësve të këqij dhe dijetarëve të këqij synojnë që t’i integrojnë Muslimanët në shoqëritë Evropiane.

 

Përse po shkon në këto vende? Përse nuk bën durim edhe në qoftë se të ndjek qeveria? Bëj durim, është më e mirë për ty. Shumë prej tyre shkojnë jo për shkak të ndjekjes, por shkon për të ngrënë e për të pirë dhe për t’u shërbyer Jehudëve dhe të Krishterëve në vendet e tyre që ta poshtërojë veten e tij dhe ta poshtërojë Islamin. Allahu ju bekoftë. Ndërsa Allahu – i Madhëruar dhe i Lartësuar – ka premtuar për rizkun e tij:

وَمَن يَتَّقِ اللَّـهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا ﴿٢﴾ وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“Ai që ka frikë Allahun, Ai i jep rrugëzgjidhje atij dhe e furnizon atë andej nga ai nuk e llogarit.” Et-Talak, 2-3

 

Ti nuk ke ndonjë obligim tjetër vetëm se ta kesh frikë Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar – dhe të vjen rizku yt nga nuk e bën hesap. Nuk vdes një shpirt derisa ta marrë plotësisht atë që i është shkruar. Shejtani ia zbukuron atyre shkuarjen në vendet e Evropës që të jetojë ashtu siç jetojnë bagëtitë në poshtërim dhe degjenerim, pastaj belatë dhe rreziqet që e rrethojnë atë dhe familjen e tij. Kur biri yt është gjashtë vjeç, ku do të mësojë? Do të mësojë në shkollat e Jehudëve, ateistëve, sekularistëve, të Krishterëve; këta ia mësojnë fenë e tyre dhe nuk bëjnë dallim në këtë gjë. Allahu ju bekoftë.

 

Marrja e nënshtetësisë së huaj nga kufarët në vend të nënshtetësisë Islame, disa dijetarët kanë bërë tekfir për këtë. Ai nuk e merr këtë nënshtetësi vetëm se pasi që të jetë përgatitur që t’u nënshtrohet ligjeve të këtyre vendeve dhe të ketë dashuri dhe urrejtje për ta (el-Uela uel-Bera) dhe është i gatshëm që të bëjë edhe xhihad përkrah këtyre shteteve (të kufarëve). Nëse një ushtri Islame i turret një vendi të kufrit, do të përballet me një ushtri tjetër Islame sepse ai (Musliman) është rekrutuar në anën e armiqve të Allahut, është i gatshëm, (ushtri) të cilën mund ta përgatisë që t’i luftojë Muslimanët në vendet e tyre. Siç ndodhi në Afganistan. Ata (kufarët) i rekrutuan Muslimanët në luftë kundër Afganëve dhe doli një fetva nga njëri prej dijetarëve të këqij se i lejohet që t’i luftojë Muslimanët me qëllim që ta vërtetojë nënshtetësisë e tij dhe ta vërtetojë miqësinë e tij ndaj Amerikës dhe kjo fetva është e (Jusuf) el-Kardauit i cili ka një “pozitë madhështore” tek Muslimanët përmes këtyre fetvave. Allahu ju bekoftë. E sa të shumta janë fetvat e prishura. I kërkojmë Allahut mirëqenie.

 

Në këtë kohë, ekzistojnë aktivitete në Perëndim për t’i realizuar këto synime: integrimin e Muslimanëve në shoqëritë perëndimore. Si shkon atje në këto rrethana?! Muslimanët e kanë obligim që të emigrojnë në vendet e tyre nëse i dëgjojnë këto aktivitete dhe tentativa për integrimin dhe financimin e tyre në shoqëritë perëndimore.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari