Autor: Abdur-Rrezak ibën Abdul-Muhsin el-Bedër

 

 

O ti musliman, dije se ti ke një armik për besimin tënd, i cili të shikon ty, kurse ti nuk e shikon atë. Të është vërsulur ty në çdo kohë. Ai të vjen nga çdo anë, kurse ti nuk e sheh atë. Atij nuk i intereson gjë tjetër, përveç besimit që ke ti. Ai punon natën dhe ditën, me çdo lloj mjeti dhe me të gjitha llojet e rrugëve, për të ta larguar ty besimin. Ai s’ka punë tjetër veç kësaj.

Ashtu, sikurse ka përmendur Allahu i Lartmadhëruar për çështjen dhe gjendjen e këtij armiku, në Fjalën e Tij të Lartmadhëruarit kur flet për shejtanin – Allahu na ruajttë prej tij –:

ثُمَّ لَآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَائِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ ﴿١٧﴾

“Pastaj, unë do t’u vij atyre nga para, nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, dhe shumicën e tyre nuk do ti gjesh falënderues.” El-Araf 17

“Dhe shumicën e tyre nuk do ti gjesh falënderues” – këtë fjalë kur e ka thënë shejtani? Shejtani kur e ka thënë këtë? Atë e ka thënë shumë herët, e ka thënë shumë herët, në kohën kur devijoi.

قَالَ رَبِّ بِمَا أَغْوَيْتَنِ

“Ai tha: O Zot im, për shkak se Ti më humbe mua.” El-Hixhr 39

Pra, pasi tha këtë, atëherë tha fjalën:

وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ

“Dhe shumicën e tyre nuk do ti gjesh falënderues.” El-Araf 17

Ky është mendimi që ai kishte për njerëzit, që ata do të jenë të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar në suren Sebe ka thënë:

وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ ﴿٢٠﴾

“Me të vërtetë, mendimi i Iblisit për ta ishte i vërtetë, andaj ata e pasuan atë, përveç një grupi prej besimtarëve.” Sebe 20

Po e them me një fjalë të thjeshtë, ndoshta ajo ka ndopak ndikim që të kuptohet domethënia.

Shumica e njerëzve nuk e kanë zhgënjyer iblisin në mendimin që ai ka për ta, në mendimin që shumica e njerëzve do të jenë pasues të tij. Këtë mendim që ai kishte, do ta gjesh realitet te shumica e njerëzve, përveç një pakice të cilët i ka shpëtuar Allahu.

Për këtë arsye, përpiqu që të jesh prej njerëzve të shpëtuar dhe të siguruar nga ky armik, që Allahu të ka urdhëruar ta konsiderosh armik.

Çështja e armiqësisë nuk është çështje sugjerimesh. Tani, disa njerëz, vetë e përcaktojnë se kush është armik i tyre, madje jep dhe sugjerime. E shikon atë duke armiqësuar dikë që nuk meriton të armiqësohet. Pasha Allahun, disa njerëz tani, armiqësojnë njerëzit e mirë prej robërve të Allahut. Kanë urrejtje, nuk i pëlqejnë, i mbushet zemra me zili, e shumë gjëra të tjera. Madje i konsiderojnë si armiq të mëdhenj të tyre. Të gjitha këto gjëra janë prej cytjeve të shejtanit.

Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar është Ai që e ka përcaktuar se cili është armiku ynë. A nuk është Allahu, Ai që ka thënë:

وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَائِكُمْ

“Allahu i di më së miri armiqtë tuaj.” En-Nisa 45

Allahu i Lartmadhëruar është më i Larti. Ai është që na e sqaroi neve se armiku më i fortë që obligohet në të vërtetë ta konsiderojmë armik, është shejtani.

إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَاتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُو حِزْبَهُ لِيَكُونُوا مِنْ أَصْحَابِ السَّعِيرِ ﴿٦﴾

“Me të vërtetë, shejtani është armik për juve, andaj kijeni armik atë. Ai nuk e thërret grupin e tij, përveç se që ata të bëhen prej banorëve të zjarrit.” Fatir 6

Për këtë arsye, njeriu vërtetë ka nevojë që në këtë çështje, në çështjen e ripërtëritjes së besimit, ta konsiderojë armik shejtanin.

Nuk mund të shpëtojë besimi yt, përveç se duke e konsideruar armik shejtanin. Duke e armiqësuar atë me një armiqësi të fortë. Armiqësi, rezultati i së cilës jep që ti të ruhesh fort nga cytjet e shejtanit, nga vesveset dhe nga ndalimi që të bën ai prej rrugës së Allahut të Lartësuar, si dhe të shtyn që të bësh kujdes nga hilet e tij.

Ibën Kajimi – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – ka dhënë një shembull për sqarimin e gjendjes së shejtanit me njeriun, shembull i cili sqaron dhe thotë:

“Shembulli i shejtanit dhe i njeriut është sikur shembulli i një personi i cili ka një copë mishi – copa e mishit është besimi –, pra ai ka një copë mishi në duart e tij, kurse përreth tij është një qen i uritur, i cili vjen rrotull tij nga të gjitha anët, pret pakujdesinë më të vogël nga personi që ka mishin, për t’ia rrëmbyer atij mishin.”

Po kështu, është edhe gjendja e shejtanit – subhanAllah – I vjen rrotull njeriut nga të gjitha anët, qëndron ulur në çdo rrugë të tij. Ashtu, sikurse ka thënë Pejgamberi ynë – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

إِنَّ الشَّيْطَانَ قَعَدَ لِابْنِ آدَمَ بِأَطْرُقِهِ

“Me të vërtetë, shejtani i është ulur birit të Ademit në të gjitha rrugët e tij.”

Ai qëndron në çdo rrugë. Allahu i Patëmeta dhe i Lartësuar thotë:

وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُم بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِم بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلَّا غُرُورًا ﴿٦٤﴾ إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ ۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًا ﴿٦٥﴾

“Nxit kë të mundesh prej tyre me zërin tënd. Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde, merr pjesë në pasurinë dhe fëmijët e tyre, si dhe jepu premtime. Mirëpo, shejtani nuk premton gjë tjetër vetëm se mashtrime. Me të vërtetë, ti ndaj robërve të Mi nuk ke pushtet. Zoti yt mjafton si mbrojtës.” El-Isra 64-65

Këtë çështje, njeriu duhet që ta ndjejë. Sikurse kanë thënë disa prej selefëve:

“Armiku që të shikon ty, ndërsa ti nuk e shikon atë, është barrë e rëndë.”

Mirëpo, kjo barrë e rëndë, zvogëlohet duke u lidhur fort me Allahun, dhe duke e përmendur Atë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi