Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130271
Ndonjëri prej thirrësave thotë: “Mos e zë në gojë Teuhidin.” Thirrësat! Të cilët e quajnë veten e tyre thirrësa, thonë: “Mos e përmend Teuhidin! I largoni njerëzit! Lërini njerëzit në besimet (akiden) e tyre! Na lini të qetë! Nëse pajtohesh... (në parimin): “Të bashkëpunojmë aty ku pajtohemi dhe ta arsyetojmë njëri-tjetrin aty ku kemi kundërshtim.”
Këtë e quajnë parim të “artë.” E quajnë të artë, e ai në fakt është parim taguti. Mos i qorto njerëzit për shirkun dhe kufrin, lërini njerëzit në atë që janë, të lirë në besimet e tyre, por të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë, dhe t’i refuzojmë vetëm zindikët, ateistët, komunistët dhe sekularistët, porse ajo që është në mes nesh, lëre çdonjërin në atë (akide) që është.
Këto fjalë nuk lejohen kurrë. Dhe nuk ka mundësi që të qëndrojmë përballë zindikëve, ateistëve dhe kufarëve përderisa neve jemi në këtë gjendje. Kjo nuk është e mundur. Çfarë i tha Jehudiu të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur ai e kapi një gabim të disa njerëzve? I tha: “Ju i bëni Shirk Allahut. Ju thoni:
ما شاء الله وشاء محمد
“Ashtu siç do Allahu dhe siç do Muhamedi.”
Dhe thoni:
والكعبة
“Pasha Qaben.”
Shiko! Ky është Jehudi! E refuzoi këtë apo u argumentua me këtë kundër muslimanëve. Kështu që, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ndaloi nga kjo gjë duke thënë: “Thoni: “Ashtu siç do Allahu, i Vetmi.” Mos thoni: “Ashtu siç do Allahu dhe siç do Muhamedi,” porse thoni: “Ashtu siç do Allahu, i Vetmi.” Dhe thoni: Pasha Zotin e Qabes.”
I Dërguari nuk tha: Ti je Jehudi dhe nuk pranojmë prej teje. Jo! Ai e pranoi këtë prej tij, dhe ndaloi nga ajo gjë. Andaj, thirrësit e kanë për detyrë që t’i vështrojnë këto çështje dhe t’i shqyrtojnë ato mirë, dhe t’i mënjanojnë muslimanët nga këto. Para se t’i thërrasin kufarët që të futen në Islam, së pari t’i përmirësojnë vetët e tyre. Patjetër!
Por ama, që kufarët të futen (në Islam), si p.sh: përmes rrugës se Ibën Arabiut, apo përmes rrugës së adhuruesve të varreve (kuburijun), atëherë e gjithë kjo është njësoj (d.m.th kafiri kaloi nga kufri i Krishterizmit tek kufri i Ibën Arabiut dhe adhuruesve të varreve, sh.p). Hyjnë apo nuk hyjnë (në ‘Islamin’ e Ibën Arabiut, sh.p), e gjitha është njësoj. E gjitha është kufër. Andaj, ky nuk është Islam. Po.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari