Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed el-Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134592

Pra, nuk lejohet që t’i urojmë ata për festat e tyre, kurrë! Sepse urimi me rastin e festave të tyre fetare do të thotë kënaqje me simbolet e kufrit (mosbesimit), dhe kjo është shumë e rrezikshme. E nëse dikush thotë: A nuk lejohet që t’i urojmë ata si mirësjellje për ta, ashtu siç na urojnë ata për festat tona? Ata na urojnë për festat tona, nëse vjen festa e Ramazanit dhe festa e Kurban Bajramit ata na urojnë neve!

Ne themi: Jo, nuk i urojmë ata, sepse festat tona – lavdi Allahut – janë festa të ligjshme (sheriatike), kurse festat e tyre janë festa të shpikura, sepse nëse ngjarja e cila festohet është e vërtetë, që është ditëlindja e Isait (alejhis-salatu ues-selam), atëherë ai festim është i shpikur në Sheriat, sepse Isa nuk e festonte ditëlindjen e tij.

E në qoftë se nuk vërtetohet që ajo përkon me ditëlindjen e tij, atëherë kjo është festë e shpikur sipas sheriatit dhe historisë dhe është e pabazë.

Atëherë, si t’i urojmë ata për një festim që nuk është e ligjshme nga ana e Sheriatit dhe as nuk përkon me ngjarjen e cila festohet, sepse ne nuk e dimë nëse ajo përputhet me ditëlindjen e Mesihut (Isës) apo jo!

E nëse thuhet se kjo dihet në bazë të ngjarjeve historike, themi: edhe në qoftë se është e ditur, edhe në qoftë se përputhet me ditëlindjen e Mesihut, ajo prapëseprapë është festë e shpikur në aspektin e sheriatit, prandaj ne nuk i urojmë ata për atë festë.

Kurse sa i përket faktit që ata na urojnë për festën tonë, po, sepse festa jonë është e ligjshme - lavdi Allahut – dhe është e drejta jonë që të urohemi për të. Por festa e tyre nuk është e ligjshme. Në rregull.

A mendoni se nëse ata na urojnë festën e tyre, a është obligim që ne t’ua kthejmë urimin atyre? Përgjigja është: Jo. Nuk ua kthejmë atyre, sepse t’u kthesh urimin atyre do të çfarë? Do të thotë pajtim dhe pëlqim (me atë që festojnë ata).

Nëse vjen ndonjë person mosbesimtar dhe thotë: urime (festën), ma sha Allah, sot është 31 Dhjetor, urime festa, Allahu ua ktheftë me të mira, për shumë vjet gëzuar... çfarë t’i them, si t’ia kthej atij? I them, kjo nuk është festa jonë, por duanë tënde për mua nuk e refuzoj. Porse urimin nuk e pranoj sepse kjo nuk është festa jonë.

Ky është obligimi që kemi ne, nëse jemi krenarë, se përndryshe, ata janë ashtu siç ka thënë Allahu ‘Azze ue Xhel-le:

وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ

“Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.” el-Kalem, 9

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari