Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje: Allahu u dhëntë nga mirësia e Tij! Cili është mendimi juaj për veprën e kryer nga xhemati Taliban, të cilët shkatërruan statujat (budiste)? A është i saktë ky veprim i tyre, sepse po dëgjojmë se disa njerëz thonë që ata gabuan në këtë që bënë?

Përgjigje: Shkatërrimi i statujave dhe idhujve është ai që duhet të bëhet. I ka thyer el-Khalil Ibrahim – ‘alejhis-salatu ues-selam –, edhe Muhamedi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – i ka thyer idhujt kur çliroi Mekken. Pra, thyerja e idhujve dhe shpërthimi i tyre i takon atyre që kanë fuqinë për ta bërë, që janë njerëzit e pushtetit. Kjo është ajo që duhet të bëhet (me idhujt dhe statujat). Mirëpo përpara kësaj, është detyrë që të shkatërrohen tyrbet që janë ngritur mbi varre. A i shkatërruan Talibanët tyrbet që janë ngritur mbi varre? Nëse e kanë bërë këtë dhe pastaj shkatërruan statujat, kjo është gjë e mirë. Por ama, nëse ata i shkatërruan vetëm statujat dhe nuk i shkatërrojnë tyrbet, atëherë, ata kanë bërë diçka, mirëpo kanë lënë ato që janë më të rënda se statujat. Po.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj