Bismilah...

Shejkh Ibn 'Uthejmin rahimehullah

Fetaua Arkanil-Islam, fq. 124.

 

 

Pyetje: A ka duaja ndikim në ndryshimin e asaj që është shkruajtur për njeriun para lindjes së tij?

Përgjigje nga Shejkh Uthejmini: “S’ka dyshim se duaja ka ndikim në ndryshimin e asaj që është shkruajtur, mirëpo ky ndryshim është shkruajtur gjithashtu për shkak të duasë, prandaj mos mendo se ti po i bëre dua Allahut po i bën dua me diçka që nuk është shkruajtur. Përkundrazi, duaja është e shkruajtur dhe ajo që ndodh prej saj është e shkruajtur. Prandaj shohim se kënduesi i këndon të sëmurit dhe ai shërohet, dhe ndodhia e çetës që dërgoi Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të cilët ndaluan tek një popull si mysafirë porse ata nuk i mirëpritën. Dhe ndodhi që gjarpri pickoi kryetarin e tyre dhe ata kërkuan dikë prej tyre që t’i këndonte (rukje) atij, kurse Sahabët u vunë kusht atyre që t’u merrnin shpërblim për këtë. Dhe ata u dhanë një tufë me dele. Kështu, njëri prej Sahabëve shkoi dhe i këndoi atij Fatihanë dhe u çua në këmbë ai që ishte pickuar sikur u zgjidh nga litari që e mbante të lidhur, domethënë, sikur të ishte deve që u zgjidh nga litari. Këndimi dha efekt në shërimin e të sëmurit.

Pra, duaja ka ndikim, mirëpo ai (ndikim) nuk është ndryshim i Kaderit, porse ai është i shkruajtur bashkë me shkakun e tij. Dhe çdo gjë tek Allahu është me kader (paracaktim). Poashtu, të gjitha shkaqet kanë ndikim në rrjedhoja me Lejen e Allahut. Pra, shkaqet janë të shkruajtura dhe rrjedhojat janë të shkruajtura poashtu.”

 

Përktheu: Alban Malaj