Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 H. – 2001 G.)

Burimi: Likaul Babil Meftuh, 104

 

 

Pyetje: Dikush kur takon dikë tjetër që është më i madh se ai në pozitë apo gradë, i përulet atij dhe e ul kokën para tij, pra në shenjë nderimi për të. Çfarë mendimi keni për këtë?

 

Përgjigje: Mendimi ynë për këtë është se, kjo nuk lejohet, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – e ka ndaluar këtë gjë. Andaj, askujt nuk i lejohet që të kërrusë shpinën për dikë tjetër përveç se për Allahun, Zotin e botëve. Ndërsa, para krijesës nuk përulesh, dhe akoma më e rëndë është që t’i bëhet sexhde atij, sepse sexhdeja për krijesën duke e bërë këtë për madhërim dhe nënshtrim, është shirk që të nxjerr prej fesë – Allahut i kërkojmë mirëqenie. Për sa i përket përuljes, ajo është haram, por nuk arrin në gradën e shirkut.

 

Përktheu: Jeton Shasivari