Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira, pyetësi thotë: “Në mesin e muslimanëve janë shfaqur disa burra që mbajnë byzylyk prej bakri dhe prej lëkure. Ata i vendosin këto në dorë, e veçanërisht burrat dhe besojnë se ato e gjallërojnë trupin dhe e mbrojnë nga sëmundja e reumatizmës. Çfarë gjykimi ka vendosja e tyre?”

Përgjigje:Për këtë ka ardhur në hadith se i dërguari i Allahut – sal-la Allahu alejhi ue sel-lem - pa një burrë që kishte vendosur pe në dorë dhe i tha: “Çfarë është kjo?” Ai tha: “Për shkak të uahine (sëmundje që zë dorën deri në sup dhe e dobëson).” D.m.th e vendosnin për tu mbrojtur nga temperatura. Atëherë, i dërguari i Allahut – sal-la Allahu alejhi ue sel-lem - i tha: “Hiqe atë, sepse ajo nuk të shton tjetër veç uahine-s, nëse do të kishe vdekur duke pasur atë në dorë, nuk do të kishe shpëtuar kurrë”.

Pra, nuk i lejohen muslimanit gjëra të këtilla. Nuk i lejohet atij që të vendos byzylykë,  hajmali, apo penj, që ta mbrojnë atë nga mësyshi, apo nga temperatura, etj. Këto janë lajthitje.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org