Nga Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdullah Ibn Baz

Hadith :

Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: E kam dashur fisin Beni Temim qëkur dëgjova tri gjëra nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili ka thënë për ta: “Këta njerëz do të qëndrojnë të palëkundur përpara Dexhalit.” Kur erdhi sadakaja nga ai fis, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Këto janë sadakatë e të afërmve tanë.” A’isha kishte një robëreshë nga ai fis dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha asaj: “Liroje atë sepse ajo është një pasardhëse e Isma`ilit ‘alejhis-selam.”

Transmetuar nga Bukhari (n. 2543 dhe 4366) në Fet’hul-Bari. Ibn Haxher el-Askalani ka thënë: “Tek ky hadith përmendet në mënyrë të qartë vlera dhe superioriteti i fisit Beni Temim.” [el-Fet’h, 5/217]