Ai është Shejkhu i nderuar, Ahmed bin ‘Umer bin Salim bin Ahmed bin ‘Ubud, Ebu ‘Umer Bazmul es-Selefij el-Mekkij. Ai është nga fisi ez-Zemul që e ka prejardhjen nga el-Kindeh.

Vendlindja dhe edukimi i tij:

Ai ka lindur në Mekke. Aty është rritur dhe ka marrë edukimin e parë në prëhërin e Ulemave të Mekkes.

Mësuesit e tij:

Mes mësuesve të tij të shumtë përmendim:

Esh-Shejkh, el-Alame, Doktor Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij, me të cilin ka studiuar Kitabut-Teuhijd të Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab, Sherh Kitabush-Sher’ijeh të Axhurrit, Sherh ‘Akijdetu As’habul-Hadijth të Sabunit, ka lexuar me të pjesë të Sahihut të Muslimit dhe libra të tjerë.

Vëllai i tij, esh-Shejkh Muhamed bin ‘Umer Bazmul, nga i cili përfitoi tej mase dhe u diplomua. Me të studjoi mjaft libra, midis tyre Kitabut-Teuhijd të Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab, Bulugul-Meram të el-Hafidh Ibn Haxher, Uerakat të el-Xhuuejnit, broshura të ndryshme rreth Teuhidit nga Shejkhul-Islam Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab, ka studjuar Mukaddimeh Usul et-Tefsir të Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, librin Mebahith fij ‘Ulumul-Kur'an dhe mjaft libra të tjerë, si dhe ka marrë ixhaze në mjaft rrugë transmetimi të haditheve.

Esh-Shejkh, Doktor Uasijullah ‘Abbas, me të cilin studjoi Nuz’hetun-Nedhr, ka marrë pjesë në shumë nga mësimet e tij të ‘Umdetul-Ahkam, dhe gjatë magjistraturës ka mësuar me të takhrixh, zinxhirët e transmetimit dhe shkenca të tjera.

Ixhazet e tij në Hadith:

Ai ka marrë ixhaze nga një sërë dijetarësh nga vende të ndryshme të Botës Islame, numri i të cilëve i kalon njëqind. Midis tyre përmendim:

Esh-Shejkh Muhamed ‘Abdullah es-Sumali,
Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (rahimehullahu te’ala),
Esh-Shejkh ‘Abdullah Ada esh-Shenkijti,
Esh-Shejkh Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij,
Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Abdullah es-Subejjel,
Esh-Shejkh Jahja bin ‘Uthman el-Muderris,
Esh-Shejkh ‘Abdullah bin ‘Abdul-‘Azijz el-‘Akijl,
Esh-Shejkh Uasiullah ‘Abbas,
Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Umer Bazmul (vëllai i tij më i madh).

Ata i kanë dhënë atij ixhaze të plotë në të gjitha transmetimet e tyre, dhe kjo është një mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar për Shejkhun tonë.

Lavdërimet e Dijetarëve të mëdhenj për të:

Shumë nga dijetarët e mëdhenj e kanë lavdëruar atë dhe kanë këshilluar që të lexohen librat e tij, mes të cilëve përmendim:

Esh-Shejkh, el-Alame ‘Abdullah bin ‘Abdur-Rrahman Bassam, Kryetari i Muhkematul-Kubra, student i Imam Nasir es-Sa’dit (rahimehullah), ka thënë për Shejkh Ahmed Bazmulin: “Lavdërimi i përket Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, e më pas: Vëllai, esh-Shejkh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul es-Saudijji është nga studentët e dijes që u diplomuan në Universitetin Ummul-Kura në fushën e Kur'anit dhe Sunetit. Ai është njeri i Fesë, i cili është i patundur dhe i aftë në detyrën e tij si Imam dhe në hytbet dhe ligjëratat e tij...” [15/5/1416 Hixhrij]

Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi ka thënë në parathënien e librit Durarus-Sunnije: “Lavdërimi i përket Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Unë po bëj hapjen e librit të Shejkhut, el-Alame Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul (uefekahullah) me titull, Durarus-Sunnijjeh fij Thenaul-‘Ulemaa ‘ala Memleketul-‘Arabijetu Saudijje.” [29/12/1424 Hixhrij]

Esh-Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi ka thënë gjithashtu në parathënien që i ka bërë librit es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-Ummeh: “Lavdërimi i përket Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Më dërguan librin es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-Ummeh të el-Alame, es-Selefij Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul; kam lexuar pjesën më të madhe të tij, por detyra ime nuk më la që ta lexoja të tërë... pashë se kapitujt ishin të shkëlqyer.” [1/11/1424 Hixhrij]

Poashtu, Shejkh Ahmed en-Nexhmi rahimehullah u ka thënë atyre që kërkonin ixhaze prej tij, që të merrnin një deklaratë për të vërtetuar selefizmin e tyre tek Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij ose Shejkh Ahmed Bazmul.

Esh-Shejkh, Doktor ‘Uvejd bin ‘Ijjad el-Matarfij, ish-Kryetar i Departamentit të Fik’hut, ka thënë: “Vëllai, el-Ustadh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul... ka një kuptim të shkëlqyer të dijes dhe të çështjeve akademike, si dhe në leximin dhe kuptimin që e shton intelektin me hulumtime shkencore, të cilat e rradhisin atë mes atyre njerëzve prej të cilëve përfitohet nga dija e tyre. Unë i uroj atij mirësi dhe Allahu bëftë që Islami dhe Muslimanët të përfitojnë prej tij.” [19/4/1415 Hixhrij]

Esh-Shejkh Muhamed bin ‘Abdullah es-Subejjel, Imam dhe Khatib në Mesxhidul-Haram ka thënë: “Vëllai, esh-Shejkh Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul është nga studentët e mirë të dijes. Ai ka marrë magjistraturën nga Universiteti Ummul-Kura dhe bën përpjekje të mëdha në thirrjen për tek Allahu, duke i ndërgjegjësuar njerëzit për çështjet e Fesë së tyre. Unë e njoh që ka Akijde të saktë, që ndjek Menhexhin e Ehli-Sunetit dhe Xhematit dhe paralajmëron kundër Njerëzve të Bidatit dhe Epsheve (Ehlul-Bid’ah uel-Ehua).” [20/10/1423 Hixhrij]

Shkëlqesia e tij, esh-Shejkh, Doktor Salih el-Feuzan, anëtar i Komisionit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva, ka thënë për librin e tij el-Medarixh fij Keshfush-Shubuhat el-Khauarixh: “Lavdërimi i përket Allahut. Dhe po vazhdoj më tej: E kam lexuar këtë libër i cili është shkruajtur nga vëllai ynë për hir të Allahut, Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul rreth temës së “Largimit të Dyshimeve të Khauarixhëve”. Lavdi Allahut, pashë se ai ishte një libër i mirë në mënyrën se si i refuzonte dyshimet e këtij sekti të rrezikshëm e të shkatërruar... Allahu e shpërbleftë autorin e këtij libri me të mira, sepse ai ka sqaruar gjendjen e këtij sekti të rrezikshëm me një sqarim të shkëlqyer, duke përgënjeshtruar dyshimet e tyre. Allahu e bëftë të dobishëm këtë libër në refuzimin e kundërshtarëve.” [7/3/1425 Hixhrij]

Esh-Shejkh, el-Alame, el-Ustadh (Profesori), Doktor Rabij' Ibn Hadi el-Medkhalij ka thënë: “Lavdërimi i përket Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij. Dhe po vazhdoj më tej: Vëllain, Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul, e njoh që ka cilësi të mira në moralin e tij, në Fenë e tij, në Menhexhin dhe Akijden e tij, si dhe në mësimdhënie dhe da’ue. Ai kërkoi këtë tezkije nga unë, prandaj unë ia dhashë pasi besoj se ai e meriton atë.” [27/11/1417 Hixhrij]

Shejkh Rabij’ ka thënë gjithashtu: “Ahmed Bazmul është një Alim që ka studjuar Hadith, ‘Akijde dhe Fik’h me Ulematë, është i rrënjosur në dije, doktor në Universitet...”

Librat e tij:

Ai ka shkruajtur mjaft libra, prej të cilëve përmendim:

1. Risalate ‘Umer bin Khattab ila Ebi Musa el-Esh’ari fij Kada ue Adabuhu Riuaje ue Diraje, (Studim i Letrës së ‘Umer bin Khattab dërguar Ebi Musa el-Esh’ari rreth Caktimit Hyjnor).
2. el-Medarixh fij Keshfush-Shubuhat el-Khauarixh (Largimi i Dyshimeve të Khauarixhëve),
3. es-Sunneh fijma jete’alak bi Uelijil-Ummeh (Suneti në lidhje me Prijësat e Umetit),
4. Durarus-Sunnijje fij Thenaul-‘Ulema ‘ala Memleketul-‘Arabijetu Saudijje,
5. Deuletu et-Teuhijd ues-Sunneh (Shteti i Teuhidit dhe Sunetit),
6. Tuhfetul-Ema’i bi Ma’rifetu Hudud Mes’i ue Ahkam Sa’i,
7. el-Huxhijetul-Ehadithun Nebeuijjeh el-Uaride fij Tibbi uel-‘Ilaxh (Argumente në Hadithet Pejgamberike rreth Mjekësisë dhe Kurimit),
8. el-Khuturat Nakdil-Hadijth (Rreziku i kritikimit të Hadithit),
9. en-Nexhmul-Badi fij Terxhumatu Shejkh el-Alame es-Selefij Jahja bin ‘Uthman ‘Adhijmebadi,
10. Kaua’id ue Deuabit fij fik’h el-Fara’id uel-Meuarith.
11. et-Tahriratul-Mexhmu’ah (Si vepronin Imamët kur një Hadith Merfu’ kundërshton një Hadith Meukuf ) – që është edhe teza me të cilën mori titullin e doktoraturës.
12. el-Intikadatul-‘Ilmijjeh li-Menhexhil-Kharaxhat uet-Tale’aat uel-Mektebat uel-Mukhajjemat [Kritikë Akademike ndaj Metodave të ekskursioneve, shëtitjeve, kampingjeve dhe qendrave verore] – të cilin e ka shkruajtur në bashkëpunim me Ahmed Zahranin. Libri ka parathënie nga Shejkh Ahmed en-Nexhmi rahimehullah, Shejkh Zejd el-Medkhalij dhe Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Ubejkan.
13. Sherh Kaul Ibn Siriin Inne Hadhel-‘Ilm Diin (Shpjegimi i fjalës së Ibn Sirinit: Me të vërtetë kjo Dije është Fe).

 

 

Përktheu Alban Malaj