Marrë nga faqja zyrtare e Shejkhut: Lohaidan.af.org.sa
[me disa shtesa nga përkthyesi]


Ai është Shejkhu i nderuar Salih bin Muhamed el-Luhajdan, Allahu e ruajt, dijetar fisnik e i mirënjohur i cili thërret fuqishëm për tek Allahu; imam dhe hatib.

Ka lindur në qytetin Bekirijeh të krahinës Kasim më 1350 Hixhrij.

Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Sheriatit në Rijad në vitin 1379 Hixhrij.

Mes dijetarëve nga të cilët përfitoi së tepërmi përmendim Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afijfi dhe Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkijti.

Ai ka punuar si sekretar i dijetarit të madh, Muhamed bin Ibrahim Ali-Shejkh rahimehullah, i cili më herët ka qenë myftiu i territorit të Arabisë Saudite. Qëndroi në këtë detyrë deri kur u u caktua ndihmës-kryetar në gjykatën e lartë në Rijad në vitin 1383 Hixhrij. Më pas, në vitin 1384 Hixhrij u bë kryetar i gjykatës.

Në vitin 1389 Hixhrij mori titullin e magjistraturës nga Instituti i Lartë i Juridiksionit.

Vazhdoi ta kryente funksionin e kryetarit në gjykatën e madhe deri në vitin 1390 Hixhrij kur u caktua si gjykatës i dalluar në Komisionin e Përhershëm të Këshillit të gjykatësve të lartë (Mexhlis el-Kuda’i el-‘Ala). Dhe në vitin 1403 Hixhrij u caktua kryetar i Komisionit. Vazhdoi në këtë detyrë si zëvendës-kryetar derisa në vitin 1413 Hixhrij u caktua kryetar i Këshillit në Komisionin e Përgjithshëm dhe atë të Përhershëm.

Gjithashtu, ai është anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj që prej ditës së themelimit të këtij komisioni në vitin 1391 Hixhrij, si dhe është anëtar i Ligës Botërore Islamike.

Ai ka qenë mjaft aktiv në hapjen e revistës “Mendimi Islamik”, duke u bërë mbikqyrës dhe drejtues saj.

Shejkh Luhajdani jep mësim periodik në Mesxhidul-Haram në Mekke, jep fetva në emisionin radiofonik “Nurun ‘ala Darb” dhe poashtu mban seminare dhe leksione të ndryshme në Rijad dhe në Mekke. Gjithashtu ai diskuton tezat e magjistraturës, doktoraturës etj.

Ai ka dhënë një kontribut të vyer dhe përpjekje madhështore në da’ue, në mësimdhënie, dhe në këshillimin dhe përmirësimin e Umetit Musliman. Ka shërbyer gati 50 vjet si gjykatës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Allahu e shpërbleftë atë me më të mirin shpërblim. Allahu na ndihmoftë të gjithëve dhe na dhëntë sukses, përmirësim dhe fund të mirë. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed.

 

Përktheu Alban Malaj