Autor: Shejkh Muhammed Nasirudin el-Albani
Pyetësi: Më duket se kam lexuar në një prej librave të Sunetit – Allahu e di më së miri – se ka patur prej grave të Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që i prisnin flokët e tyre? A është i saktë ky transmetim?
Shejkhul-Albani rahimehullah: “Kjo është e saktë, ti e ke lexuar këtë në Sahihun e Muslimit, “se gratë e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, prisnin nga flokët e tyre derisa bëhej një uefrah. [1] Kështu është teksti i hadithit tek Sahihu i Muslimit.
Pyetësi: Pra, lejohet prerja e flokëve?
Shejkhul-Albani rahimehullah: Vetëm me një kusht: që gruaja e cila pret flokët e saj të mos ketë për qëllim t’u përngjasojë qafireve dhe grave të prishura muslimane dhe nuk po them besimtare.”
Fundnotë:
[1] Quhet uefrah kur gjatësia e flokëve nuk arrin deri tek veshët apo kapakët e veshëve se pastaj quhet xhemmah , pastaj bëhet lemmah (tufë flokësh të përdredhura afër llapës së veshit).
Dhe thotë en-Neueuij: “Ky është argument se u lejohet grave t’i shkurtojnë flokët”.
Përktheu: Umm ‘Akil