Autor: Shejkhul-Albanij (rahimehullah)

Burimi: Silsiletul-Ehadijthis-Sahijhah (vëll.3/fq.275)

 

Hadithi nr.1281: “Gruaja i takon burrit të saj të fundit.” [Sahih]

Nga Mejmun Ibën Mihran, i cili ka thënë: Mu’auija (radij-Allahu ‘anhu) kërkoi të martohej me Ummu Derdan, porse ajo refuzoi të martohej me të dhe tha: “E kam dëgjuar Ebu Derdanë të thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Gruaja është tek burri i saj i fundit.” – ose tha: “...i takon burrit të saj të fundit.” – apo siç ka thënë ajo – “...prandaj unë s’dua ta ndërroj Ebu Derdan me asnjë tjetër.”

Dhe ky hadith ka ardhur me tekstin: “Çdo grua të cilës i vdes burri dhe martohet mbas tij, atëherë ajo do të jetë për burrin e saj të fundit.”

Dhe për këtë hadith ka dy dëshmi që janë meukuf (d.m.th. transmetimi arrin deri tek sahabi): 1 – Nga ‘Ikrimah: se Esma` Bint Ebij Bekr ishte e martuar me Zubejr Ibën el-‘Auam dhe ai ishte i ashpër me të. Kështu, ajo shkoi tek babai i saj dhe u ankua për të. Kurse ai (Ebu Bekri) i tha: “O bijë, bëj durim sepse vërtet gruaja nëse ka patur një burrë të devotshëm, pastaj ai vdes dhe ajo nuk martohet mbas tij, ata do të bashkohen të dy në Xhenet.”

2 – Nga Hudhejfeh, i cili i ka thënë gruas së tij: “Nëse do që të jesh gruaja ime në Xhenet, atëherë mos u marto mbas meje, sepse vërtetë gruaja në Xhenet i takon burrit të fundit që ka patur në dynja, prandaj Allahu i ndaloi gratë e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të martoheshin mbas tij, sepse ato janë gratë e tij në Xhenet.”



Përktheu: Alban Malaj