Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mirë, ky pyetës thotë: “A lejohet atentati kundër karikaturistit pabesimtar, të cilin tashmë e njohim se ka bërë karikatura fyese për profetin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?”

Përgjigje: Kjo nuk është metodë e shëndoshë, qofshin atentate, etj. Këto veprime ua shtojnë të keqen Muslimanëve dhe ua shtojnë urrejtjen pabesimtarëve kundrejt Muslimanëve, por ajo që ua shtyp kokën atyre është refuzimi i dyshimeve të tyre dhe sqarimi i poshtërsive të tyre. Sa për ofrimin e ndihmës me dorë dhe armë, këto janë kompetenca të udhëheqësit të Muslimanëve dhe xhihadit që ai organizon në rrugë të Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org