“Kjo fe s’ka mundësi assesi që të zhduket! Feja Islame do të mbetet! Suneti i Profetit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – do të mbetet! Kur`ani do të mbetet, derisa të vijë urdhri i Allahut të Madhëruar e të Lartësuar që ai të ngrihet lart! Njerëzit e dijes sheriatike janë të ndihmuar nga Allahu! Njerëzit e hakut janë të ndihmuar nga Allahu! Ka thënë Allahu i Madhëruar e i Lartësuar:

﴿إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ٥١

Padyshim që, Ne do t’i ndihmojmë me të vërtetë të Dërguarit Tanë dhe ata që besuan me Iman, në jetën e dynjasë dhe në Ditën kur do të dëshmojnë dëshmitarët!” [Gafir, 51]

 

Përktheu: Alban Malaj