Autor: Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij

Pyetësi: Kjo është një pyetje emergjente nga një prej vëllezërve tanë në Siri, i cili shpreson një përgjigje të shpejtë nga ndonjë prej dijetarëve të mëdhenj, për shkak të bombardimeve që po përjetojnë...

E më tej: unë jam nga Siria dhe ushtria e Nusejriut Beshar el-Esed po mban nën rrethim qytetet dhe po i qëllon me tanke e topa. Atëherë, ç’gjykim ka marrja e armëve për të zmbrapsur këtë ushtri dhe për ta ndalur nga hyrja nëpër qytete, duke patur parasysh që në këtë ushtri ka njerëz nga Ehli-Suneti që janë të detyruar me forcë; dhe ç’gjykim ka formacioni i quajtur “Ushtria e Lirë Siriane”, e cila përbëhet nga ushtarë që kanë dezertuar nga ushtria e qeverisë?

Përgjigje nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij: “Së pari, “Ushtria e Lirë” nuk ka ngritur Flamurin e Islamit, sipas lajmeve që na kanë përcjellë, ngase sloganet e tyre me sloganet e Besharit janë të njëjta: demokraci, liri, barazi... si dhe slogane të tjera të prishura.

Së dyti, unë i këshilloj bijtë e mi në Siri që të largohen nga fitneja, që t’ja mbathin prej saj, gjer sa ajo të zbulohet. Nëse merr fund Beshari, atëherë ata do të shpëtojnë nga sherri i tij. Dhe nëse vijnë në pushtet të tjerë veç tij, ata do të hyjnë aty ku do hyjnë njerëzit e tjerë dhe do t’u binden atyre që drejtojnë çështjet e tyre, përveç atëherë kur është mosbindje ndaj Allahut.

Shkak i kësaj (gjendjeje) janë ata që nisën revolucionin. Zakoni i revolucionarëve është të ndezin zjarrin midis sunduesit dhe të sunduarve pastaj ia mbathin vet, ose formojnë banda. Dhe kjo gjë i përçan njerëzit dhe do ta fusë popullin nëpër llogore. Karrikja (e pushtetit) – siç thonë – është e verbër. Dhe sunduesi kur përballet me zjarr, ai nuk e fik atë me ndonjë mënyrë tjetër përveç se me një zjarr akoma më të fortë. Mirëpo Suneti është mirësi. Sikur populli ta kishin lënë Besharin në punën e tij dhe të bënin durim në ato që goditeshin, duke shpresuar shpërblim nga Allahu ‘Azze ue Xhel, të kërkonin dije, të zbatonin sa të mundnin nga detyrat e Allahut, t’i mbështeteshin Allahut Subhanehu ue Te’ala duke bërë dua derisa Allahu t’i çlironte nga ai dhe nga poshtërsitë e tij, kjo do të kishte qenë më e mirë për ta. Po.

Kurse tani, shumë prej revolucionarëve apo mbështetësve të revolucionarëve i drejtojnë betejat nga Turqia apo... dhe madje midis tyre ka edhe gra kroniste, politikane, zëdhënëse etj. Pra, këto janë flamuj të verbër, flamuj të injorancës.

I këshilloj bijtë tanë në Siri që të mos mbajnë krahun e asnjërës palë. Po! As me “Ushtrinë e Lirë” e as me ndonjë tjetër..”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj