Shejkh Muhamed bin Hadij el Medkhalij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5769


PyetjaDhe ky pyet: Cilët janë fetvat tuaja në lidhje me atë që po ndodh në Sham (Siri)? A konsiderohet ai Xhihad sheriatik? Dhe a konsiderohet lufta përkrah Ushtrisë së Lirë nën (udhëheqjen) e një flamuri?

PërgjigjeKemi folur shumë në lidhje me këtë dhe me këtë rast ithtarët e epsheve e shajnë Ehli Sunetin. Në fillim, kur Ehli Suneti folën dhe thanë: “Mos luftoni.” Kjo s’do të thotë se ne kënaqemi me regjimin e këtij krimineli (Beshar el-Asadit), gjendja e të cilit nuk i fshihet atij që ka dije, e njeh sunetin dhe ka lexuar. Dhe ky ka akide të kufrit (besim që të nxjerr nga Islami) e cila është e njohur.

Nuk e injoron atë (akide të kufrit) ai që e ka nuhatur aromën e diturisë dhe e ka njohur besimin e njerëzve të së vërtetës. Porse kur e thamë atë (d.m.th mos luftoni), e thamë si mëshirë për banorët e Shamit dhe si dhembshuri për ta, që mos të derdhet gjaku i tyre dhe të bëhen të lejuara gjërat që janë të ndaluara (për të tjerët), siç po shikoni dhe dëgjoni tani: shkelet nderi, derdhet gjaku, dëbohen njerëzit, shkatërrohen tokat dhe të mbjellurat. Ky grup (Nusajritë) janë më kafira se Jehudët dhe të Krishterët. Dhe për këtë s’ka mëdyshje.

Kështu që, kur u thamë atyre: “Mos bëni gjë, mos iu përgjigjuni atyre që e thonë këtë.” Ata thanë: “Ata e përkrahin Besharin, e përkrahin regjimin e Besharit.” A ka ndonjë i cili posedon logjikë që t’i mbështesë Nusajritë? E din se çka do të thotë (sekti) Nusajrije dhe t’i mbështesësh ata? Mbështetja e kafirit dhe ndihmesa ndaj tij përkundër njerëzve të Imanit (besimit) dhe Islamit konsiderohet dalje (riddeh) nga feja e Allahut (të Madhëruar e të Lartësuar), megjithatë ithtarëve të së kotës po t’ju vije me njëmijë lajmëtarë që t’i lajmëroje me fjalë si kjo, nuk do t’i ndaloje ata nga sajimi i gënjeshtrave kundër njerëzve të sunetit dhe imanit.

E sa për çështjen në fjalë – në fakt – unë nuk shoh ndonjë flamur sheriatik. Dhe unë po ju pyes juve, Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për njeriun i cili lufton për krenarinë e familjes së tij, dhe njeriu që lufton për trimëri, dhe njeriu që lufton për plaçkën e luftës, kush prej këtyre është në rrugë të Allahut?

Me çka u përgjigj ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? I la anash të gjitha këta dhe dha një përgjigje të urtë. Ai tha:

مَنْ قَاتَلَ لِتَكُونَ كَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا فَهُوَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ

“Ai që lufton që Fjala e Allahut të jetë më e Larta, atëherë ai është në rrugë të Allahut.”

A lufton Ushtria e Lirë (Siriane) që Fjala e Allahut të jetë më e Larta? Ne po pyesim. Nëse është ashtu, atëherë le ta ngrenë flamurin. Atë që kemi dëgjuar dhe kemi parë ne është e kundërta e kësaj. Dhe për këtë arsye të gjitha rrymat janë nën udhëheqjen e këtyre (Ushtrisë së Lirë); sekularistët, liberalistët, demokratët, nacionalistët, popullistët, madje disa prej tyre të cilët i quajnë si Alevitë, e ata janë Nusajritë të cilët janë nga grupi i këtij presidentit aktual, këta (Alevitët apo Nusajritë) u janë bashkangjitur atyre (Ushtrisë së Lirë), edhe të Krishterët po ashtu.

Të gjithë këta së bashku kërkojnë shtet laik, e dini ç’do të thotë laik? Jo-fetar, në atë (shtet) nuk ka vend për fenë. Andaj, a thuhet se lufta përkrah tyre është në rrugë të Allahut?!

Por ai që është sprovuar i them: prit sihariqin, sepse vërtet Allahu (i Madhëruar dhe i Lartësuar) thotë:

﴿وَقَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّـهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ﴾

“Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush.”

(El-Bekare, 190)

Dhe nëse luftohesh, atëherë lufto, për gjakun tënd, për nderin tënd, për pasurinë tënde, dhe para se gjithash për fenë tënde. Dhe ai që vritet në këtë rrugë, atëherë ai është shehid. Kurse, për sa i përket flamujve për të cilat flitet dhe pretendohet se janë Islame, ne – Lavdi Allahut – nuk jemi të verbër e as të shurdhër, andaj ne shohim dhe dëgjojmë siç po dëgjojnë ata që flasin.

Grupimet që janë në luftë në vendet e Shamit për të cilat thuhet se janë Islame, nga ajo që duket ato ndahen në dy grupe. Kjo është ajo që duket për neve.

Grupi i parë:

Janë grupi i Ikhuanëve (sekti i ashtuquajtur “Vëllezërit Musliman”), dhe tek këta nuk ka ndonjë mirësi, as në fe e as në dynja. Këta, as Islamin e ndihmuan e as që armiqtë e tij i mundën, as fenë që e ngritën e as që i mbështetën (punët) e dynjasë. Madje e kam dëgjuar njërin prej tyre kur fliste për qeverisjen të cilën e quajnë se është qeverisje Islame në Tunizi. Fronti i Shpëtimit.

Para një jave, atje në shtetin e Tunisizë, mbahej një konferencë e punëtorëve dhe në këtë konferencë erdhën një numër i madh i  punëtorëve dhe personaliteteve dhe prej tyre kishte një numër të madh të të Krishterëve si dhe në mesin e tyre gjendej një grua e Krishtere spanjolle. E dëgjova atë duke folur dhe përkthimi ishte i menjëhershëm. Ajo tha se ishte habitur kur kishte hyrë (në Tunizi).

Ne këtë e themi për të treguar realitetin, edhe në qoftë se ky realitet është i hidhur, heshtja ndaj tij është akoma më e hidhur, që ta dijë ai që dëgjon dhe t’u kushtojë vëmendje këtyre fjalëve, meqë ne e dimë se ç’po ndodh në mejdan, dhe ne jetojmë së bashku me ta siç po jetojnë ata, kështu që ne shohim atë që shohin ata dhe dëgjojmë atë që dëgjojnë ata. Dhe ne do të përmendim – in sha Allah – atë që është në anën e tyre dhe atë që është kundër tyre, nëse ekziston një gjë e tillë. Ndërsa ata, nuk  e përmendin përveç se atë që është në anën e tyre. Dhe kjo është gjendja e ithtarëve të ëndjeve që prej kohërave të lashta.

Kjo grua tha: “Unë u habita kur erdha në Tunizi dhe pashë në të atë që pashë. U habita se si mund të ndodh kjo, në një vend të cilin e qeverisin Islamikët.” Kështu që foli komentuesi në emër të këtij grupi e tha: “Po! Ne qeverisim. Tani qeveris Islami, porse ka dallim në mes qeverisjes dhe despotizmit. Ne qeverisim ndërsa nuk qeverisim me pushtet despotik.”

Dhe për këtë arsye, ajo (grua spanjolle) pa në Tunizi baret e hapura, d.m.th vendet ku pihet raki, ky është Islami sipas “Frontit të Shpëtimit.” Dhe për këtë arsye ata qeverisin por nuk qeverisin në mënyrë despotike. Pra, rakia i ka dyert e hapura, dhe baret janë të hapura. Kjo spanjolle pa në Tunizi atë që kishte parë në Evropë, në vendet e kufrit. Bare të hapura.

Kur kjo gjë e habiti atë, si është e mundur kjo?! Shiko! Kjo grua në kufirin e saj u bë më e ditur për Islamin se sa Islamikët. Sepse ajo e din se rakia është e ndaluar në Legjislacionin Islam, madje është i ndalur në të gjitha legjislacionet (shpalljet). Por ajo u habit se si ky Front qeveris dhe pretendon për veten e tij së është Islam, kurse baret janë të hapura. Ai tha: “Jo! Ne qeverisim ndërsa nuk qeverisim me pushtet despotik.” Ma sha Allah.

﴿الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ﴾

“(Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë.” (Haxh, 41)

A ka gjë më të keqe pas hapjes së bareve për nënën e ndyrësirave (rakinë)?!

Njerëzit e urtë në kohën e injorancës hoqën dorë prej saj.

واهجر الخمرَ إِن كنتَ فتى

Ti djalosh i ri hiq dorë prej rakisë

كيف يسعى في جنونٍ من عقل

Si ka mundësi që ai që ka logjikë të ec drejt çmendurisë

Ai që ka logjikë si kalon në çmenduri dhe e largon logjikën me dorën e tij!?

Pra kjo është gjendja e tyre dhe në çdo vend kjo është gjendja e tyre. Në Siri, tha zëdhënësi në emër të tyre se nuk ekziston ndonjë pengesë për ta (për popullin e Sirisë) që të qeverisen nga një i Krishterë apo një grua. Dhe kjo ishte përafërsisht para një viti apo një viti e gjysmë, në fillim të luftës. Nuk kanë ndonjë pengesë që t’i sundojë ata një i Krishterë apo një grua. Çfarë Islami është ky?

Grupi i dytë është: Organizata e Al-kaidës – Khauarixhët. Dhe këta më përpara fshiheshin (në Siri), deri dje. Ata e shpallën betimin e tyre për Ejmen Dhauahirin. Dje! Dje! E shpallën betimin e tyre për Ejmen Dhauahirin. Andaj, çka pritet prej tyre?

O vëllezër e mi! Banorët e Shamit janë sprovuar dhe ne e lusim Allahun (e Madhëruar e të Lartësuar) që t’i ndihmoj dhe t’i mëshiroj ata si dhe ta ndalojë gjakderdhjen e tyre, dhe ta ruaj nderin e tyre dhe t’i kthej ata në vendin e tyre si dhe ta shpejtoj shkatërrimin e armikut të tyre, dhe Ai ua lehtësoftë drejtimin e punëve të tyre, dhe t’u japë atyre rrugëdalje, dhe t’i ruaj ata nga sherret. Kjo është situata e Sirisë.

Të mos ju frikësojnë dhe të mos ju mashtrojnë pëshpëritjet të cilat i dëgjoni. Ne – uAllahi – neve na ka qejfi të hiqet qafe ky kriminel që sot. Por, megjithëkëtë e lusim Allahun që ta ndryshojë gjendjen e tyre në të mirë, kjo është kryesorja. E lusim Allahun (e Madhëruar e të Lartësuar), dhe t’u caktojë atyre dikë që të kujdeset për çështjen e Fesë së Allahut, vërtetë Ai është Bujari Fisnik.

I them këto fjalë ngase është folur shumë për këtë aspekt, dhe janë shtuar shpifjet ndaj dijetarëve selefij kurse kthimi është tek Allahu, Tebareke ue Te’Ala.

Shpresojmë të mjaftohemi me kaq, e Allahu është më i Dituri. Allahu dërgoftë salavate, selame dhe bekime mbi robin e Tij Pejgamberin tonë Muhamedin, si dhe mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Them: njëri nga bijtë e tanë ma përkujtoi – Allahu e shpërbleftë me mirësi– për një shkarje të qartë të gjuhës, e ajo është se unë thash “Fronti i Shpëtimit” në Tunizi. Dhe kjo është gabim, e di çdokush që i ndjek ndodhitë aktuale që po zhvillohen në terren në këtë kohë, në fakt nuk është “Fronti i Shpëtimit” porse është organizata “en-Nahda”, kryetari i së cilës është Rashid el-Ganushi. Dhe vet ai Rashid el-Ganushi para se te vinte në Tunizi ishte në një takim te tijin në Britani, ku u pyet se ju jeni Islamikët do të merri pjesë në qeveri, pra si do të dukej shteti sipas jush? Nëse do të qeverisni, me çka do të qeverisni? Cili është Islami? Kështu që ai u përgjigj se “Islami nuk është vetëm prerje (e dorës) dhe fshikullim”, ai tha se Islami nuk është vetëm prerje (e dorës) dhe fshikullim. Jo!

Nuk e di se ç’është Islami sipas tij! E mohon gurëzimin (e lavirit dhe lavires), prerjen e dorës së vjedhësit si dhe fshikullimin e lavirit dhe pijanecit. Ky nuk është Islam sipas tij. Dhe për këtë arsye na kanë ardhur me këtë “Islam” për të cilin ky tha se është Islami i qeverisjes dhe nuk është Islami i qeverisjes despotike. Ka dallim ndërmjet Islamit të qeverisjes despotike dhe Islamit të qeverisjes. Islami i pushtetit despotik është mbyllje. Zbatimi i ligjeve të Islamit është mbyllje. Ka dallim në mes Islamit të qeverisjes dhe Islamit të qeverisjes despotike.

Pra, ta korrigjojmë e të themi: atë që desha të them në lidhje me ata të cilët kanë pushtet në Tunizi është organizata en-Nahda, Lëvizja en-Nahda dhe nuk është Fronti i Shpëtimit, ky është në Algjeri.

Dhe e lusim Allahun që t’i ruaj të gjithë muslimanët prej saj (Lëvizjes en-Nahda në Tunizi).

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari