Autor: Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/1315

Pyetje: A lejohet festimi i natës së mesit të muajit Shaban dhe të qëndruarit zgjuar duke bërë adhurim gjatë kësaj nate?

Përgjigje: Nuk lejohet festimi i natës së mesit të muajit Shaban, ajo nuk ka bazë në fe, as nata e njëzet e shtatë e Rexhebit të cilën e quajnë Nata e Israsë dhe M’iraxhit, që të gjitha ato janë bidat. Nuk festohet nata e mesit të muajit të Shabanit dhe as nata e njëzet e shtatë e Rexhebit, që të gjitha ato janë nga bidatet që i kanë shpikur njerëzit.

Gjithashtu edhe festimi i ditëlindjes së Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – është bidat. Nuk lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, as nata e mesit të muajit të Shabanit, as nata e njëzet e shtatë e Rexhebit të cilën e quajnë Nata e Israsë dhe M’iraxhit. Që të gjitha ato janë bidat, atë nuk e ka vepruar i dërguari i Allahut – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –,as Khalifët e tij të drejtë, as shokët e tij, as Selefus-Salih (të parët tanë të mirë) tek tre brezat më të mirë, përkundrazi ajo është nga ato gjëra që i kanë shpikur njerëzit.

I lutemi Allahut të na japë mirëqenie.

Përktheu: Altin Dallashi