Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 261

 

Pyetje: Allahu ju bekoftë, ky pyetës quhet Enuar dhe është nga Egjipti, ai në këtë pyetje thotë: “O Shejkh i nderuar, çfarë gjykimi ka vendosja e Mus’hafit në makinë për bereqet dhe për t’u mbrojtur nga mësyshi, po ashtu edhe nga frika e aksidenteve? Shpresoj përgjigje nga Shejkhu i nderuar u shpërblefshi me të mira!”

Përgjigje: Gjykimi i vendosjes së Mus’hafit në makinë për t’u mbrojtur nga mësyshi apo për t’u mbrojtur nga rreziqet, është bidat (shpikje në fe), sepse sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk mbanin Mus’haf në dorë për t’u mbrojtur nga rreziqet apo mësyshi, e përderisa kjo është bidat, atëherë Pejgamberi – sal-la Allahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr”.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org