Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Ky pyetës thotë: Po e dëgjojmë shpesh këtë fjalë nga disa njerëz “Dëgjo ilahije në vend të muzikës, sepse ilahijet janë më pak gjynah!” dhe thotë: kjo shprehje dhe kjo këshillë a është saktë?

Përgjigje: Ky është si shembulli i atij që thotë “Laje urinën me urinë”. Pisllëku nuk pastrohet me pisllëk. Dëgjo Kuran, o vëlla, nëse do të dëgjosh diçka! Dëgjoji fjalët (ligjëratat) e dijetarëve. Mos dëgjo ilahije! Dëgjimi i ilahijeve të shpien që të dëgjosh këngë dhe muzikë. Ilahijet nuk njihen vetëm se te hizbijt, xhematet e hizbive të cilat ilahije janë si shenjë dalluese e tyre, ose njihen te Sufistat. Vetëm te këta dy grupe.

 

Përktheu: Jeton Shasivari