Shejkh Salih El-Feuzan

Burimi: El-Irshadu ila Es-Sahihi El-I’tikadi ue Er-Raddu ala Ehli Esh-Shirki ue El-Ilhadi, i shejkh Salih El-Feuzan, fq. 462.





Shejhu i nderuar duke folur për përngjasimin me mosbesimtarët thotë:

Nga ky përngjasim është: Përngjasimi me të krishterët në punën që quhet Festimi i Ditëlindjes Pejgamberike.

Injorantët prej muslimanëve apo hoxhallarët devijues, në muajin Rabi’u El-Euel (në muajin prill) të çdo viti, me rastin e ditëlindjes së dërguarit Muhamed – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – bëjnë festë.

Ka prej tyre që e kryejnë këtë festë nëpër xhamia, ndërsa disa prej tyre e kryejnë atë nëpër shtëpia apo nëpër vënde të përgatitura për të, dhe prezantojnë në të shumë grupe prej njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm. Ata e veprojnë ketë duke i përngjasuar të krishterëve në shpikjen e tyre të festës së ditëlindjes së Mesihut – alejhi esselamu.

Shpesh kjo festë është më e madhe se sa thjesht të qenurit bidat (shpikje) dhe përngjasim me të krishterët, ajo nuk shpëton nga prania e shirkut (bërja ortak Allahut në adhurim) dhe e veprave te këqia, sikurse janë krijimi i poemave në të cilat ka teprim apo ekstremizëm në të drejtën e të dërguarit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – duke arritur çështja deri në atë gradë sa që i luten atij përveç Allahut, si dhe i kërkojnë ndihmë atij.

Ndërkohë që, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka ndaluar nga teprimi në lavdërimin e tij, ka thënë: “Mos e teproni në mua me lavdërime ashtu sikurse e tepruan të krishterët me birin e Merjemes, unë nuk jam gjë tjetër vetëm se rob, prandaj thoni: robi i Allahut dhe i dërguari i Tij” 

Teprim do të thotë: Ta lavdërosh duke kaluar kufijtë, dhe ndoshta ata besojnë se i dërguari – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – prezanton në festat e tyre.


Po ashtu, prej veprave të këqija që i shoqërojnë këto festa janë enashidet (apo ilahitë) e kënduara në grup të gjithë një zëri, goditja e daulleve si dhe shumë gjëra të tjera prej veprave përkujtimore të sufijve bidatçinjë. Gjithashtu, mund të ketë në të përzierje midis burrave dhe grave nga ku shkaktohen fitneh si dhe të çojnë në bërjen e veprave të shëmtuara.

Madje, edhe sikur kjo festë të boshatiset nga këto ndalesa dhe të kufizohet në grumbullimin dhe konsumimin e ushqimit si dhe shfaqjes së gëzimit ashtu sikurse thonë ata, ajo prap është bidat i shpikur (dhe çdo shpikje është bidat, dhe çdo bidat është humbje). Ghithashtu, ajo është mjet që përparon dhe kryhet në të, pra prej veprave te këqija, ajo çka nuk kryhet në festat e tjera.

Ne thamë që: ajo është bidat, për arsye se ajo nuk ka bazë në libër, as në sunet, as në veprën e Selefu Es-Salih (të parët tanë të mirë), dhe as në tre shekujt më të mirë, porse ajo është shpikur vonë, pas shekullit të katër hixhrij, e kanë shpikur Shijat Fatimijunë.

Ka thënë Imami Ebu Hafs Taxhu Ed-Dijn El-Fakihani – Allahu e mëshiroftë – : ( E më pas: Vërtët është përsëritur pyetja e një grupi prej Mubarikinëve (bekuesve) për grumbullimin që bëjnë disa njerëz në muajin Rabi’u El-Euel (në muajin prill), dhe e quajnë atë ditëlindje: A ka ajo bazë në fe? Apo ajo është bidat dhe shpikje në fe?

Ata synonin përgjigjen ndaj saj të sqaruar, dhe qartësimin për të në mënyrë të specifikuar.

Kështu, unë i thashë, dhe me ndihmën e Allahut vjen suksesi: Unë nuk di për këtë ditëlindje ndonjë bazë në libër, as në sunet, as nuk është transmetuar veprimi i saj nga ndonjë prej dijetarëve të umetit, të cilët janë prijësa në fe, dhe që janë të kapur pas gjurmëve të të parëve, përkundrazi ajo është bidat, atë e kanë shpikur të papunët, dhe epshi i vetes me të cilën u pasuruan të pangopurit).

Ka thënë Shejhu Islam Ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë – : (Po kështu është edhe ajo që shpikin disa njerëz, sikurse është bërja e ditëlindjes së  Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –  festë me njerëz të ndryshëm në  ditëlindjen e tij, ajo ose është përngjasim me të krishterët në ditëlindjen e Isait alejhi esselamu, ose është dashuri dhe madhërim për Pejgamberin – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –, ngase selefët nuk e kanë vepruar këtë, edhe sikur kjo të ishtë një e mirë absolute apo diçka e saktë, selefët do ta kishin vepruar atë para nesh, sepse ata e kanë pas dashur dhe e kanë pas madhëruar më shumë Pejgamberin sesa ne, dhe për të mirën kanë qenë më të kujdesshëm. Ndërsa, dashuria dhe madhërimi i tij ka qenë vetëm në ndjekjen dhe bindjen ndaj tij, në pasimin e urdhërit të tij, në ringjalljen e sunetit të tij fshehurazi dhe haptazi, në përhapjen e asaj me të cilën ai u dërgua duke luftuar për të me zemër, me dorë dhe me gjuhë, sepse kjo është rruga e të parëve prej Muhaxhirëve (ata që emigruan nga Meka në Medine) dhe Ensarëve (Ndihmuesit e Pejgamberit- Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - në Medine) si dhe atyre të cilët i pasuan ata me të mira).


Në refuzimin e këtij bidati janë shkruar libra dhe letra të shumta, si në kohët e hershme ashtu dhe në kohët e sotme, ajo është më e madhe sesa të qenurit bidat dhe përngjasim, sepse ajo të çon në festimin e ditëlindjeve te tjera, sikurse është ditëlindja e njerëzve të mirë, ditëlindja e dijetarëve dhe e udhëheqësve, dhe si rrjedhojë hapen shumë dyer të së keqes.

 

 

 

Përktheu Altin Dallashi